Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një hap larg humnerës

24/04/2024 - 21:21
në Opinione
A A
Një hap larg humnerës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Blerim Shala

Irani sulmoi Izraelin.

Ky është kryelajmi i dy ditëve të fundit.

Aktualisht, thuajse askush nuk merret me Gazën dhe as me Ukrainën. Së paku në mediat kryesore botërore, edhe pse, natyrisht, ka një lidhje të drejtpërdrejtë në mes këtyre fushëbetejave. Nuk do të kishte lajme të kësisojta, të cilat vetëm sa konfirmojnë përmbysjen e një Rendi ndërkombëtar, po mos të ishte agresioni i Rusisë së Vladimir Putinit mbi Ukrainën, i cili nisi në shkurtin e vitit 2022.

Punimet e vrazhda (për një Rend të ri ndëkombëtar), të cilat realisht nisën në vitet 2012-2013, më së shumti për shkak të luftës në Siri, forcimit të Kinës dhe në vijim të një abstenimi të qëllimshëm të Presidentit Barack Obama nga roli kryesor i Amerikës në Botë, prej vitit 2022 kanë marrë trajtën e luftërave.

Kush nuk di se si dhe kur do të merr fund lufta në Ukrainë dhe cilat do të jenë pasojat për këtë shtet, për Rusinë dhe për Perëndimin.

Kush nuk di se çka do të ndodhë javëve dhe muajve të ardhshëm në Gaza dhe në konfliktin më të ri në mes të Iranit dhe Izraelit.

Në vitin zgjedhor në Amerikë, kur në muajin nëntor do të përballen sërish Joseph Biden dhe Donald Trump (Presidentët e SHBA-së të tetë viteve të fundit), është interes jetik për Washingtonin zyrtar që këto fushëbeteja të mos shndërrohen në luftëra rajonale, të cilat pastaj do të jetë e pamundur të kontrollohen.

Bota është njëmend një hap larg greminës dhe në këto raste, diplomacia e matur është mënyra më e mirë për t’i adresuar rreziqet e paparë në këtë historinë e re, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Por diplomacia e matur është ‘artikull’ gjithnjë e më deficitar.

Në rastin e goditjes simbolike (para se të gjithash), të Iranit mbi Izraelin, e cila nuk i solli dëme Izraelit, u pa, së pari, që Teherani zyrtar po provon disi ta ruajë fytyrën e vet duke mos e rrezikuar kokën, në rast të një eskalimi të madh të përplasjes ushtarake me Izraelin.

Por, së dyti, mobilizimi i të gjitha para-ushtrive të cilat Irani i ka në rajon (Irani është i pranishëm në Siri, në Liban dhe në Jemen), me qëllim të kërcënimit të Izraelit, është një mesazh i qartë i Teheranit për Izraelin dhe Perëndimin.

Megjithatë, e tëra i shkoi huq Iranit, jo vetëm për shkak të vetëmbrojtjes ushtarake të shtetit të Izraelit, por edhe si pasojë e një bashkëveprimi të shteteve të Perëndimit për ta minimizuar dëmin e këtij sulmi.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe, para se të gjithash, duan me çdo kusht që ta ruajnë sigurinë e jashtme të Izraelit (ata janë pra ‘mburoja’ e jashtme e këtij shteti), si dhe të krijojnë rrethana politike më të mira për përfundimin e luftës në Gaza, dhe për një Plan paqësor për ndryshimin rrënjësor në raportet në mes të Izraelit dhe Palestinës, me synim të kthimi te modeli i dy shteteve, i cili është braktisur tash e sa vite.

Natyrisht, për të mbërri në këtë stad duhet sa më parë të merr fund kjo luftë, e cila pos tjerash, shërben si një justifikim për të gjithë ata që nuk duan që një herë e mirë të merr fund kontesti i madh historik dhe politik në mes të izraelitëve dhe palestinezëve, dhe më pas të hyhet në fazën e një administrimi ndërkombëtar të territoreve palestineze, i cili do të shoqërohej me një prani të misionit ushtarak paqëruajtës.

Shumëkush muajve të fundit, në qarqet relevante ndërkombëtare, po e merr si një shembull të mirë atë të Kosovës, pas mbarimit të luftës në vitin 1999, kur UNMIK (Misioni civil) dhe KFOR (Misioni ushtarak) siguruan paqen dhe stabilitetin, për ta përgatitur Kosovën për fazën e definimit të statusit, gjë që ndodhi në vitet 2005-2008.

Në anën tjetër, kjo çfarë ndodhi me koordinimin perëndimor për mbrojtjen e Izraelit, sërish mund të vihet në paralele me rastin e Kosovës.

Misioni i Aleancës Veri-Atlantike në Kosovës (i cili është krijuar para një çerek shekulli), është mburoja e jashtme e sigurisë dhe e stabilitetit në Kosovë.

Këtë e di fare mirë edhe vet Serbia e Aleksandar Vučićit.

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë