Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një lajm i mirë për kredimarrësit, BQK paralajmëron rënie të kamatave me ngadalësimin e inflacionit

14/04/2023 - 23:00
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Një lajm i mirë për kredimarrësit, BQK paralajmëron rënie të kamatave me ngadalësimin e inflacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) paralajmëron se me ngadalësimin e shkallës së inflacionit dhe stabilizimin e çmimeve, do të fillojnë të bien edhe normat e interesit në kredi.

“Me rënien e inflacionit, bankat pritet të fillojnë gradualisht t’i lehtësojnë politikat monetare – gjë që do të ndikojë në uljen e normave reale të interesit”, thuhet në një deklaratë me shkrim të BQK-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

BQK-ja, megjithatë, nuk jep detaje se në çfarë përqindjeje mund të bien normat e interesit në kredi, të cilat kanë kaluar tashmë 6-përqindëshin. Ky institucion nuk specifikon as kur mund të bjerë inflacioni, ndonëse më herët është përmendur gjysma e dytë e vitit 2023.

Normat e interesit në kredi kanë nisur të rriten gjetiu në botë në muajt e fundit të vitit të kaluar. Kjo ka ndodhur si rezultat i shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qendrore, për shkak të shkallës së lartë të inflacionit.

Kosova e ka përmbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.
Normat mesatare të interesit në kredi, sipas BQK-së, janë rritur nga 5.8% sa kanë qenë në shkurt të vitit të kaluar, në 6.5% në periudhën e njëjtë të këtij viti.

Përkundër kësaj, të dhënat e këtij institucioni konfirmojnë se në sektorin bankar ka rritje të kredive familjare.

Në Kosovë veprojnë aktualisht 12 banka komerciale dhe vlera e kredive në to ka arritur në mbi 4 miliardë euro.

Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk mund të ndërhyjë te to.

Inflacioni vështirëson pagesën e këstit mujor

Bardhyl Krasniqi, qytetar nga Prishtina, tregon për Radion Evropa e Lirë se në janar të vitit të kaluar ka marrë kredi në vlerë prej 40 mijë eurosh për blerjen e një banese.

Për tetë vjet rresht, ai duhet t’i paguajë bankës kreditore një këst mujor prej më shumë se 500 eurosh, me normë interesi rreth 5%.

“Norma e interesit është e lartë, por këto norma janë në të gjitha bankat në Kosovë. Për të blerë banesë apo diçka tjetër në vlera më të mëdha, nuk arrin pa kredi. Jemi të detyruar ta marrim edhe me këto norma të interesit”, thotë Bardhyli, i cili punon në një kompani të sektorit privat.

Paga mesatare ne Kosovë është më pak se 500 euro, minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro, ndërsa pensionet janë nga 100 deri në 265 euro.

Bardhyli thotë se ka “pagë të mirë”, gjë që i ka mundësuar të marrë edhe kredi. Por, shton ai, rritja e vazhdueshme e inflacionit ia ka vështirësuar pagesën e këstit mujor.

“Unë kam pagë mbi mesataren e pagave në Kosovë, bashkëshortja dhe djali po ashtu punojnë. Pagesa e këstit është e menaxhueshme, por jo edhe shumë e lehtë për ta përballuar, pas ngritjes së çmimeve të konsumit. Çmimet janë të larta – më të larta sesa inflacioni që po jepet zyrtarisht”, thotë Bardhyli.

Rritjes së inflacionit gjetkë në botë i kanë kontribuar në masë të madhe pandemia e koronaviursit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin janar, se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti.

Ngjashëm presin edhe ekspertët e çështjeve financiare, të cilët thonë se me rënien e inflacionit, do të bien edhe normat e interesit në kredi.

“Interesat e larta e ngadalësojnë marrjen e kredive. Me ngadalësimin e kredisë ngadalësohet edhe zhvillimi ekonomik”, thotë Milazim Abazi, ish-kryesues i Komitetit të Financave në Oden Ekonomike Amerikane, për Radion Evropa e Lirë.

Përveç bankave komerciale, në Kosovë funksionojnë edhe 30 institucione mikrofinanciare, të cilat po ashtu ofrojnë kredi për qytetarët. Ndonëse me më pak kritere, normat e tyre të interesit janë më të larta – afro 20%.

Të dhënat e institucioneve financiare në rajon, të cilat ka arritur t’i sigurojë Radio Evropa e Lirë, tregojnë se normat mesatare të interesit në kredi variojnë – diku më të larta, diku më të ulëta.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili monitoron sistemin monetar ndërkombëtar dhe zhvillimet ekonomike globale, ka paralajmëruar po ashtu rënie të normave të interesit në ekonomitë e mëdha. Në një raport të publikuar më 11 prill thuhet se këto norma pritet të bien në nivelet para pandemisë së koronavirusit, përkatësisht para vitit 2020.

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës
24/03/2026 - 23:27

Deputeti nga Vushtrria, Rrahman Rama, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik kur bota demokratike vendosi të mos heshtë...

Më shumëDetails

Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
24/03/2026 - 22:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të...

Më shumëDetails

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit
24/03/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani do të bëhej presidente e Kosovës edhe pa votën e...

Më shumëDetails

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
24/03/2026 - 22:51

Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor Shkence në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore në Japoni, me nderime të larta nga...

Më shumëDetails

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën
24/03/2026 - 22:42

“Kam raporte normale”, u përgjigj deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, kur u pyet se çfarë raportesh ka me kolegen e saj Doarsa Kica Xhelili. Kjo pyetje iu shtrua...

Më shumëDetails

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan
24/03/2026 - 22:20

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj mirëpriti sot në Gllogjan shefin e CIA-s për Ballkanin. Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë