Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një mbret lakuriq (dhe krejtësisht i vetmuar)

28/10/2025 - 11:33
në Opinione
A A
Selimi – Kurtit: “Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Petrit Selimi

Qysh mbeti ish-Kryeministri i Kosovës i zhveshur përpara parlamentit dhe historisë, si rezultat i refuzimit të tij me ba kompromise, brenda dhe jashtë Kosovës.

Performanca e stërzgjatun dhe politikisht helmuese e Albin Kurtit, arriti ma në fund te çasti i llogaridhënies. Pas plot muajve me pompozitet, një bllokade të vetëshkaktume parlamentare që konsistonte në nominimin e së njëjtës kandidate 50 herë radhazi për kryetare të Kuvendit, dhe deklaratash kriptike që nënkuptonin se e kishte shumicën e sigurtë me vazhdu si Kryeministër, kujdestari i vetëshpallun i absolutizmit moral dështoi me ba sendin ma të zakonshëm në një demokraci proporcionale: me formu qeverinë.

Kështu, Kurti hyri në histori si kandidati i vetëm për Kryeministër që nuk arriti me siguru as minimumin bazik prej 61 deputetësh për me formu qeverinë. Asnjë deputet shqiptar i vetëm jashtë klikës së tij të ngushtë partiake nuk i dha mbështetje.

Refuzimi i tij për me negociu pushtetin, për me nda, për me ba kompromis – krejt këto të mbështjellun me gjuhën e “integritetit” – ma në fund zbuluan atë që shumëkush dyshonte: Mbreti është lakuriq. Cullak. Dhe krejtësisht i vetmuar. Brenda Kuvendit tonë dhe jashtë tij, në botën e gjanë.

Ai i ngjan një figure tjetër mbretërore, tragjikisht të vetmuar si pasojë e pragmatizmit të munguar, Mbretit Richard: “E humba kohën, dhe tani koha po më humb mua.”

Brendi politik e Kurtit është mbështetun gjithmonë në idenë se veç ai e mishëron virtytin, ndërsa të gjithë të tjerët janë tregtarë të vesit e të veresisë. Narrativa e tij për “pastrimin” e politikës kosovare nga korrupsioni gjeti jehonë në vitin 2021, kur cunami i mbështetjes popullore për Vetëvendosjen dukej se po i rishkruante rregullat e parlamentarizmit. Por sot, i njëjti absolutizëm i është kthyer si bumerang, duke u ba gërryes për krejt sistemin tonë politik (dhe shumë më korruptues e i korruptuar se “regjimi i vjetër”, qysh kishte me konstatu me siguri Ivan Krastev në tri esetë e tij mbi anti-korrupsionin).

Duke refuzu me u angazhu seriozisht me partnerë të mundshëm, Kurti e ka reduktu moralin politik që pretendon pronësinë mbi të vërtetën, në një kotësi morale dhe krejtësisht të pavërtetë, dhe qëndrimin partiak se qeverisja është akt besimi në te, jo negociate me te.

Në një sistem proporcional si ai i Kosovës, koalicionet nuk janë defekt; ato janë vetë baza e projektit demokratik. Ato sigurojnë përfshirje, zbusin teprimet e partizanllëkut dhe shpërblejnë dialogun. Por për Kurtin, ndërtimi i koalicioneve është punë e fëlliqtë. Kompromis që e njollosë pastërtinë e tij të perceptume. Në natën e zgjedhjeve, ai në mënyrë triumfale dhe të vrazhdë i quajti të gjithë liderët e tjerë politikë “hajvanë”. Tash së fundi refuzoi ta konsideronte seriozisht dhënien e postit të Kryetarit të Kuvendit Fatmir Limajt, i cili megjithatë i kontrollonte tre deputetë dhe vota kyçe që u shkëputën nga AAK-ja. E bani një gjest në maj, me një ftesë LDK-së për koalicion të madh, por kjo ke letër me përmbajtje qëllimisht fyese për kryetarin e saj, Lumir Abdixhikun, pra një lëvizje e kalkuluar për m’u refuzu. Sa për PDK-në, Kurti kurrë nuk e kapërceu animozitetin e tij problematik personal ndaj trashëgimisë së Hashim Thaçit për me kontemplu një koalicion.

Dështimi i votës për qeveri nuk ishtë vetëm procedural. Ishtë ekzistencial. Dështimi e ekspozoi paradoksin në zemër të projektit të Kurtit: i një politikani që po plaket rapidisht mendërisht dhe fizikisht, por që erdhi me agjilitet në pushtet tu e prediku sovranitetin e popullit, por që qeverisi sipas mënyrës se si ai vetë e imagjinonte sovranitetin – pa u ngarku fortë me realitetin e Kosovës apo të gjeopolitikës globale.

Kur aritmetika e Kuvendit kërkonte negociata për kryetar dhe konstituim, Kurti ofroi dogmë dhe sulme banale e të egra në rrjete sociale nga ushtria e tij e trolleve. Kur partitë e vogla (dhe ndonjë ambasador, aty-këtu) u këshillonin privatisht ta zgjaste dorën e bashkëpunimit, ai fshihej pas sloganeve si “nuk boj pazar për vota” dhe “s’du vota nga opozita e lidhur me Beogradin.”

Por demokracia, sidomos në newborn Republikën e Kosovës, nuk ndërtohet tu udhëheqë i vetëm. Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021 ishin përjashtim unik, jo model për t’u ndjekë. Demokracia jonë ndërtohet mbi një arkitekturë parlamentare që kërkon aftësinë me i përputhë qëndrimet konkurruese politike drejt një të ardhmeje të përbashkët, përtej ndasive politike e etnike.

E mbaj mend qartë kur mësova për herë të parë rëndësinë e aleancave parlamentare: ishte në zgjedhjet norvegjeze të vitit 1997 (atëherë jetoja atje), kur partia e katërt më e votume, me vetëm 13%, siguroi postin e kryeministrit sepse lideri i saj, Kjell Magne Bondevik, një prift simpatik luteran, tregoi gatishmërinë më të madhe për kompromis. Edhe në Gjermani, si CDU ashtu edhe SDP kanë pranuar shpesh t’i japin FDP-së ndikim joproporcional politik, sepse e kanë kuptu lehtë domosdoshmërinë e bashkëqeverisjes me një parti më të vogël që është “kingmaker”. Në gjithë Evropën, shembuj të panumërt tregojnë se kompromisi, larg të qenit dobësi, është vetë mekanizmi që mundëson udhëheqjen efektive.

Aparatçikët e VV kanë me thanë tash se ky është çmimi i të qëndruarit “i pastër”, se të gjitha partitë e tjera ose janë me Listën Serbe ose është dashtë patjetër me votu për Liderin e Dashur si akt besimi, si rezultat i një epifanie misterioze. Por politika nuk është as xhami e as manastir, dhe udhëheqja nuk është asketizëm. Ajo ka të bëjë me ndërtimin e urave përmbi dallimet. Kurti, si gjithmonë, ështe i vendosun m’i djegë të gjitha urat, edhe nëse këso akte piromane e lajnë të izolum në një ishull të vetmisë morale dhe politike – brenda dhe jashtë Kosovës.

Por, një porosi paralajmëruese për ish-opozitën: edhe pse sot ekziston një lloj simetrie poetike – për njeriun që dikur deklaroi se kishte numrat për të qeverisur i vetëm, e që tani qëndron i vetmuar përballë Kuvendit – nuk ka vend për schadenfreude. Kurti po na grahë të gjithëve neve në një udhëtim drejt një shkretëtire të izolume, të rrethekum nga shkurret e pluhunosuna të nacionalizmit, regresit dhe izolimit ndërkombëtar. Tepër gjatë opozita ka llogaritur tek gabimet e Kurtit për mu rikthy në pushtet. Koha ka ardhur me paraqitë alternativa të vërteta dhe me ndryshy rrënjësisht diskursin e përqendrum tek Kurti dhe të (pa)bamat e tij. Zgjedhjet e parakohshme janë me gjasë afër dhe shumë votues nuk janë plotësisht të bindur se ish-opozita përfaqëson një ndryshim të mirëpritur nga ndryshimi i parealizuar që Kurti premtoi.

Për vite me radhë, Kurti e ka portretizuar veten si pasqyra e popullit: i pakorruptuar, i pathyeshëm, i paprekshëm. Por pasqyrat edhe mund të çahen në mija copëza kur përballen me reflektimin real.

Pra, Mbreti është i zhveshur. Pyetja tash është nëse ish-opozita e Kosovës, gabimet e së cilës ia dorëzuan Kurtit kryeministrinë dhe çelsat e kullës së tij të fildishtë, munden me shpërthy rrugën përtej sallës së pasqyrave konfuze kurtiane.

Në përrallën origjinale të Hans Christian Andersenit, perandori lakuriq vazhdon paradën i zhveshur, ndërsa qyteti më në fund e sheh të vërtetën. Koha ka ardhë Mbretin Kurti me e injoru, nëse Kosova dëshiron të ketë udhëheqësi të re që i sjellin asaj rroba të reja: një qeveri të ndërtume mbi kompromise të brendshme e të jashtme, me koalicione të kultivume (sërish, brenda e jashtë vendit) dhe me ide të qarta për kuptimin e progresit dhe çmimin e lartë që ai kërkon.

Veç duke u ballafaqu me këto realitete të zhveshuna, vendi mundet me ecë përpara, përtej absolutizmit moral dhe drejt një republike funksionale të bazume në vlerat e përfshirjes dhe aleancave, ashtu siç synuan themeluesit e parë të republikës sonë – nga Ibrahim Rugova deri te Hashim Thaçi (e Martti Ahtisaari) e plot gra e burra tjerë të kësaj republike.

JU REKOMANDOJMË

Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!
Opinione

Qeveria foli për drejtësi, por qeverisi me moral, opozita kërkoi pushtet, por mrizoj në mungesë të ideve!

27/10/2025 - 21:37
Kosova s’mundet dhe s’duhet ta ndjekë Kinën kundër influencerëve
Opinione

Kosova s’mundet dhe s’duhet ta ndjekë Kinën kundër influencerëve

24/10/2025 - 21:32
Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”
Opinione

Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”

21/10/2025 - 14:12
Një tribunal që ka humbur rrugën
Lajme

Një tribunal që ka humbur rrugën

18/10/2025 - 22:01
Gjykimi i çlirimit: Kur dekolonizimi kthehet në akuzë
Opinione

Gjykimi i çlirimit: Kur dekolonizimi kthehet në akuzë

18/10/2025 - 21:21
Na duhet një brez i çmendur
Lajme

Na duhet një brez i çmendur

04/10/2025 - 16:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    348 Shpërndaje
    Shpërndaje 139 Tweet 87
  • Policia e Kosovës paralajmëron: Mos hapni këto e-maile mashtruese

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Arrestohet pronari i kompanisë “Valoni Titan”, Naser Deliu nga Skenderaj – punëtori i lëndohet në vendin e punës në Gjilan

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Po e largoj Dimalin nga kryetari i Kuvendit”, Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Syrin e mavijosur, detaji nga paraqitja e Belinda Ballukut me Liburn Aliun që po trazon rrjetin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë