Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një qeverisje plot demagogji

04/06/2022 - 08:33
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tash kur e ka konsumuar thuajse një të tretën e mandatit, qeverisjen e Albin Kurtit po e karakterizon më shumë demagogjia, sesa puna dhe rezultatet pozitive. Standardet e proklamuara vështirë po gjejnë zbatim, ashtu si dhe projektet e premtuara.

Nga: Imer Mushkolaj

Pak gjëra nga ato që janë premtuar janë realizuar gati pesëmbëdhjetë muaj të qeverisë së Albin Kurtit në pushtet. Por, shumë demagogji nga ana e shumicës qeverisëse e ka karakterizuar këtë periudhë.

Nuk është lehtë të identifikohen gjëra të prekshme dhe serioze që janë ndërmarrë që nga marsi i vitit të kaluar. Sigurisht, disa punë janë kryer, por kur bëhet fjalë për projekte më serioze e më të mëdha, atëherë është tjetër muhabet. Tash kur ka kaluar një e treta e mandatit, pritjet e mëdha të qytetarëve duken pak të përmbushura, veçanërisht në sektorë të rëndësishëm.

Është vështirë të gjesh përmirësime në fushën e shëndetësisë, që tash udhëhiqet nga një profesionist i sjellë nga SHBA’të. Është vështirë të gjesh ndryshime të prekshme në sektorin e arsimit, zhvillimit ekonomik, mjedisit e infrastrukturës. Duket se filozofia e “skanimit të gjendjes” po vazhdon pa fund, ndërkohë që janë bllokuar investime milionëshe për shkak të papërgjegjësisë së pushtetit për t’i lëvizuar gjërat dhe për t’i çuar përpara punët që do të garantonin përmbushje të programit qeveritar.

Përtej pretendimeve për keqpërdorime e korrupsion, ekzekutivi nuk po arrin që të realizojë në terren projekte të premtuara e të nevojshme. Nuk po arrin që të sjell atë “ndryshen” që e kishte premtuar.

Ndryshimet janë të vogla, në plot raste të papërfillshme. Shkak mund të jetë paaftësia për të menaxhuar, siç mund të jetë edhe frika për gabime nëse veprohet. Në një situatë të tillë, gjërat kanë ngecur. Por, jo edhe demagogjia.

* * *

Sa ishte në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje propagandonte e promovonte standarde të larta në qeverisjen e paralajmëruar. Me premtimet për këto standarde mori edhe vota. Madje, mori aq shumë vota sa për ta pasur mundësinë që të bëjë çfarë të dëshirojë e si të dëshirojë. Por, në pushtet, këto standarde vështirë po zbatohen. Për më tepër, shpesh po injorohen me qëllim.

Është e vërtetë se periudhën e deritashme të qeverisjes së VV’së e kanë karakterizuar kriza e situata të vështira, si ajo me pandeminë dhe krizën globale. Natyrshëm, vendi nuk mund të qëndrojë imun në të tilla raste. Por, më e rëndësishmja është mënyra e reagimit, përkatësisht zbatimi i standardeve të proklamuara.

Në të kaluarën, VV njihej si parti që kritikonte e sulmonte oponentët politikë pa zgjedhur diskurs e metoda, qoftë për nepotizëm, qoftë për keqqeverisje. Tash në pushtet, gjërat kanë ndryshuar.

Rasti i ambasadorit Martin Berishaj shpërfaq më së miri qasjen e pushtetit të sotëm karshi fenomeneve për të cilat në të kaluarën, në opozitë, bëhej mjaft zhurmë. Me të drejtë.

Një parti e cila e ka fituar pushtetin me premtimet për standarde të larta në qeverisje nuk mund të sillet sikur të mos ketë ndodhur asgjë përballë dyshimeve të ngritura qoftë nga mediat ose opozita. Një parti e tillë nuk mundet dhe nuk duhet të bëjë lojën e strucit, duke mos u përballur me problemet e sfidat, por duke vazhduar të përsërisë akuza për pushtetet e kaluara, si referencë për gjithçka që nuk shkon mirë.

Kush po i pengon kryeministrin e ministrat që të punojnë më shumë, që të ndërmarrin iniciativa e të realizojnë projekte që ndryshojnë jetën e qytetarëve? Kush po i pengon ata që t’i dëshmojnë në praktikë ato standarde të shumëproklamuara në të kaluarën?

Nëse flitet specifikisht, kush po i pengon, ta zëmë, që të plotësojnë bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, në mënyrë që të zhbllokohen qindra milionë euro projekte?

Për pasojë, ndryshimet në infrastrukturë mbeten të pamundura të realizohen. Siç nuk mund të realizohen as plot projekte në arsim e shëndetësi – por në këto fusha edhe për shkak të menaxhimit jo të duhur.

* * *

Të gjitha sukseset dhe dështimet në qeverisje do t’i faturohen Albin Kurtit. Andaj, është e nevojshme që ai të ndryshojë qasje në mënyrën si qeveriset në kabinetin e tij, por është e nevojshme të ndërrojë edhe njerëz në krye të ministrive. Pesëmbëdhjetë muaj qeverisje janë periudhë e mjaftueshme për të parë çfarë nuk shkon dhe cilat janë defektet.

Njerëzit i kanë votuar masivisht VV’në dhe Kurtin për të parë një mënyrë tjetër, një dinamikë tjetër në qeverisje. Përtej problemeve të trashëguara nga e kaluara, ata presin që premtimet të bëhen realitet. Justifikimet mund të jenë të kuptueshme për një kohë, por jo pafundësisht.

Kurti mund të jetë i pakorruptuar, ashtu siç e tillë mund të jetë pjesa më e madhe e kabinetit të tij. Por, kjo nuk mjafton. Njerëzit presin që qeverisja të ndikojë direkt dhe pozitivisht në jetën e tyre. Është koha e fundit që demagogjia të zëvendësohet me më shumë punë e përkushtim.

/Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Shkruan Ermal Mulosmani: Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë
Opinione

Shkruan Ermal Mulosmani: Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë

01/10/2023 - 00:14
Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin
Lajme

Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin

30/09/2023 - 09:06
Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
Opinione

Mbi detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë

29/09/2023 - 15:40
Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra
Opinione

Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra

23/09/2023 - 18:11
Ne e dimë – përveç Kurtit që e di më mirë se ne
Opinione

Ne e dimë – përveç Kurtit që e di më mirë se ne

22/09/2023 - 11:40
Pse po çuditemi
Opinione

Pse po çuditemi

21/09/2023 - 10:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lufta e III Botërore

    Kulla: Nuk ka ndarje të Kosovës, harrojeni! Nis Lufta e III Botërore

    274 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Qëllimi i Vuçiq telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Kështu ka folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin disa muaj para se të vritej (Audio)

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Kronika e RTK 2 për sulmin terrorist në Banjskë, Bordi suspendon drejtorin Zhelko Tvrdisiq

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Zbutet” Vuçiq: Ne nuk po dërgojmë ushtarë në Kosovë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë