Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një rrenc paranojak në Beograd

11/08/2022 - 20:28
në Opinione
A A
Mushkolaj: Ndalohet përplasja e fëmijëve në veturën e ministres Hajdari!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Bruksel me presidentin e Serbisë nuk duhet diskutuar vendimet e Qeverisë së Kosovës. Ato vetëm duhet zbatuar, ashtu siç vepron shteti fqinj tash një dekadë. Pavarësisht deklaratave paranojake të Aleksandar Vuçiqit se qeveria e Albin Kurtit po dëshiron t’i likuidojë serbët në veri. Beogradi, e jo Prishtina po i mban peng serbët kosovarë.

Imer Mushkolaj

Po që se lexon mediat e Beogradit të kontrolluara nga presidenti Aleksandar Vuçiq ose sheh debatet në stacionet televizive të tij, atëherë “e vërteta” është kjo: pas vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për reciprocitet, serbëve të cilët do të nisen nga Serbia drejt Kosovës, në kufi do t’iu konfiskohen dokumentet personale. Sipas udhëheqësve serbë, në këtë mënyrë qeveria kosovare po bëhet gati që të gjithë serbët t’i ndjek nga Kosova. Madje, ka nga ta që shkojnë aq larg, sa gjithë situatën që mund të krijohet e krahasojnë me gjendjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjithë këtë propagandë Beogradi po e prodhon me qëllim që tek qytetarët të ngjall frikë dhe pasiguri, ndërkaq Kosovën ta paraqesë si një vend në të cilin nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut.

Të njëjtën qasje Beogradi po e përdor edhe në raport me vendimin për zëvendësimin e targave ilegale serbe, me targa të Republikës së Kosovës. Edhe në këtë rast po propagandohet se serbëve do t’iu konfiskohen veturat me dhunë dhe se ata, po ashtu, me dhunë po detyrohen që t’i ndërrojnë tabelat.

Në fakt, vendimi për reciprocitet nuk ka të bëjë asgjë me dhunën, as me ndjekjen e serbëve nga Kosova, as me shkeljen e të drejtave themelore të tyre. Vendimi ka të bëjë vetëm me zbatimin e një marrëveshjeje të nënshkruar para më shumë se një dekada, e që Serbia e zbaton që atëherë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Pra, shtetasve të Kosovës kur udhëtojnë në Serbi apo nëpër Serbi iu jepet një letër e formatit A4, e cila në njëfarë forme zëvendëson letërnjoftimin. Njësoj do të veprojë edhe Kosova. Asgjë e re, asgjë e padëgjuar.

Ideale do të ishte që Serbia ta largojë këtë masë, por ja që vazhdon ta zbatojë, andaj edhe Kosova detyrohet të veprojë në të njëjtën mënyrë. Nëse për më shumë se një dekadë është thënë se procesi i dialogut do të shërbejë për lehtësimin e jetës së qytetarëve, Beogradi vetëm sa e ka vështirësuar në të gjitha format jetën e kosovarëve. Tash kur Prishtina vendos të veprojë në të njëjtën mënyrë, reagimet histerike nuk kanë të ndalur. Ashtu si dhe propaganda shtetërore e prodhuar nëpërmjet mediave të regjimit autokrat të Vuçiqit.

* * *

Të enjten, vetë Aleksandar Vuçiq vazhdoi propagandën, duke thënë se Prishtina po dëshiron ta sulmojë veriun e vendit dhe t’i likuidojë serbët. Sipas tij, likuidimi i serbëve po përgatitet nën petkun e luftimit të krimit.

Pra, presidenti i Serbisë po përpiqet që çdo veprim të institucioneve të Kosovës për të luftuar krimin dhe kontrabandën në veri ta paraqesë si përpjekje për likuidim të serbëve atje. Askush me mend në kokë nuk do ta jepte një deklaratë të tillë. Megjithatë, nuk është hera e parë që liderët serbë japin deklarata të ngjashme. Ndër vite ata kanë akuzuar autoritetet kosovare se po sulmojnë serbët dhe po duan t’ua vështirësojnë jetën atyre.

Veriu është pjesë e Kosovës dhe policia ka të drejtë që të ndërhyjë atje sa herë që ka nevojë – pa e pyetur Vuçiqin. Pavarësisht çfarë mendon Beogradi, autoritetet kosovare duhet të vazhdojnë ta shtrijnë autoritetin atje, brenda kompetencave që ua garantojnë kushtetuta dhe ligjet.

Që nga nisja e procesit të dialogut qasja e Serbisë ka qenë destruktive karshi Kosovës. Serbët e veriut janë mbajtur peng vazhdimisht, madje edhe duke u frikësuar e kërcënuar nga kriminelë e gjysmëkriminelë të veriut. Tash, kur autoritetet po përpiqen të vendosin rend e ligj atje, Beogradi shfaqet edhe më agresiv, sepse i konvenon një veri kaotik, me plot krim e kontrabandë. Institucionet kosovare duhet të jenë të kujdesshme në veprimet që marrin, në mënyrë që të mos shkaktojnë situata të pakëndshme që do të rrezikonin stabilitetin.

* * *

Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me Aleksandar Vuçiqin nuk duhet të diskutojë vendimet e qeverisë për reciprocitetin. Ai duhet të fokusohet në elementë që përbëjnë marrëveshjen finale, me njohje të ndërsjellë.

Gatishmëria për arritjen e marrëveshjes duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më parë, duke shfrytëzuar edhe gatishmërinë e amerikanëve për të ndihmuar procesin dhe garancitë e tyre për ruajtjen e sovranitetit të vendit.

Po ashtu, duhet demantuar propaganda e Beogradit se vendimet për reciprocitet në dokumente e targa janë të drejtuara kundër serbëve në Kosovë. Është e nevojshme që të përsëritet çdo ditë se Kosova nuk po bën asgjë tjetër, vetëm po zbaton një marrëveshje të arritur në Bruksel, ashtu siç vepron Serbia tash sa vjet. Pavarësisht paranojave dhe rrenave të Vuçiqit.

JU REKOMANDOJMË

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit
19/09/2026 - 14:05

Shkruan: Adri Nurellari Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara ka shkaktuar me të drejtë zemërim, pikëllim dhe ndjenjën e një padrejtësie të thellë. Mirëpo, krahas...

Më shumëDetails

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare
18/09/2026 - 11:42

VENDIMI I 16 SHTATORIT-THIKË PAS SHPINE PAVARËSISË SË KOSOVËS Shkruan: Bardhyl Mahmuti Reagimet e shumta në të katër anët e botës ndaj vendimit të 16 shtatorit, ka nxitur...

Më shumëDetails

Kuvendi të kërkojë verifikim kombëtar: Nëse Dhomat e Specializuara kanë tejkaluar mandatin, të shqyrtohet marrja e autorizimeve

Kuvendi të kërkojë verifikim kombëtar: Nëse Dhomat e Specializuara kanë tejkaluar mandatin, të shqyrtohet marrja e autorizimeve
17/09/2026 - 22:39

Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka krijuar një situatë të re dhe jashtëzakonisht të ndjeshme për Republikën e...

Më shumëDetails

Ben Blushi: Pse u dënua Hashimi

Ben Blushi: Pse u dënua Hashimi
16/09/2026 - 18:39

Shkruan: Ben Blushi Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin. Edhe vetë Hashimi e dinte. Kur pashë fytyrën e...

Më shumëDetails

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në
16/09/2026 - 14:36

Shkruan: James Frinzi Të mërkurën, një gjykatë që Kosova nuk e ka dashur kurrë e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg. Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Pse do të marshoj për lirinë?

Pse do të marshoj për lirinë?
11/09/2026 - 21:30

Shkruan: Naim Kryeziu Kam lindur më 10 maj 2003. Luftën nuk e kam përjetuar. Për UÇK-në kam dëgjuar nga të tjerët, nga familjarët, nga dëshmitë e atyre që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë