Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një vit luftë kundër Ukrainës: Duke vepruar së bashku për të siguruar që e drejta ndërkombëtare do të mbizotërojë

23/02/2023 - 16:18
në Opinione
A A
Borell nesër për vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Josep Borell Fontelles

24 shkurti 2022 do të kujtohet përgjithmonë si dita kur Rusia filloi pushtimin e saj brutal, të paprovokuar dhe të paligjshëm të Ukrainës. Ky ishte dhe mbetet një rast agresioni i pastër dhe një shkelje e qartë e Kartës së OKB-së. Kjo luftë nuk është as ‘vetëm një çështje evropiane’, as nuk ka të bëjë me ‘Perëndimi kundër pjesës tjetër’. Ajo ka të bëjë me llojin e botës në të cilën të gjithë ne duam të jetojmë: askush nuk është i sigurt në një botë ku përdorimi i paligjshëm i forcës – nga një fuqi bërthamore dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit – do të “normalizohej” deri diku. Kjo është arsyeja pse e drejta ndërkombëtare duhet të zbatohet kudo për t’i mbrojtur të gjithë nga politikat e pushtetit, shantazhet dhe sulmet ushtarake.

Një vit më pas, ekziston rreziku që njerëzit të mësohen me imazhet e krimeve të luftës dhe mizorive që shohin, sepse janë aq të shumta, saqë fjalët që përdorim fillojnë të humbasin domethënien e tyre, sepse na duhet t’i përsërisim aq shpesh, saqë lodhemi dhe dobësojmë vendosmërinë tonë dhe sepse koha po kalon dhe detyra që kemi përpara është e vështirë.

Këtë nuk mund ta bëjmë. Sepse çdo ditë Rusia vazhdon të shkelë Kartën e OKB-së, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për gjithë botën me politikën e saj imperialiste. Çdo ditë, Rusia vazhdon të vrasë gra, burra dhe fëmijë të pafajshëm ukrainas, duke hedhur raketa mbi qytetet dhe infrastrukturën civile. Çdo ditë Rusia vazhdon të përhapë gënjeshtra dhe trillime.

Për Bashkimin Evropian dhe partnerët tanë nuk ka alternativë ndaj qëndrimit në kursin e ‘strategjisë sonë të trefishtë’: mbështetjen e Ukrainës, presionin mbi Rusinë për të ndaluar agresionin e saj të paligjshëm dhe ndihmën për pjesën tjetër të botës që të përballet me pasojat.

Kjo është ajo që kemi bërë për një vit – dhe me sukses. Kemi miratuar sanksione të paprecedentë, kemi ndërprerë varësinë tonë nga lëndët djegëse fosile ruse, dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kryesorë reduktuam me 50% të ardhurat nga energjia që Kremlini merr për të financuar agresionin e vet. Duke punuar së bashku, kemi zbutur gjithashtu efektet globale domino me rënien e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, pjesërisht falë Korsive tona të Solidaritetit dhe Nismës për Drithërat në Detin e Zi.

Nuk mjafton të themi se duam që Ukraina të jetë në gjendje të mbrohet vetë – ajo ka nevojë për mjete për ta bërë këtë. Prandaj, për herë të parë, BE-ja ka furnizuar me armë një vend të sulmuar. Në të vërtetë, BE-ja është tani ofruesi kryesor i trajnimit ushtarak për personelin ukrainas, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë vendin e tyre. Ne po ofrojmë gjithashtu ndihmë të konsiderueshme makro-financiare dhe humanitare për të mbështetur popullin ukrainas. Dhe kemi vendosur t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së Ukrainës për t’u

anëtarësuar në BE. Së fundi, po punojmë për të siguruar vënien para përgjegjësisë për krimet e luftës që ka kryer Rusia.

Ukraina ka treguar qëndrueshmërinë e saj të jashtëzakonshme, pjesërisht falë kësaj mbështetjeje. Dhe Rusia është bërë më e izoluar, falë sanksioneve globale dhe dënimit ndërkombëtar nga shumica dërrmuese e shteteve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Qëllimi ynë kolektiv është dhe mbetet një Ukrainë demokratike që triumfon, duke e përzënë pushtuesin, duke rivendosur sovranitetin e saj të plotë dhe, me këtë, duke rivendosur ligjshmërinë ndërkombëtare.

Mbi të gjitha, ne duam paqe në Ukrainë, një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që është në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Mbështetja e Ukrainës dhe puna për paqen shkojnë krah për krah.

Revizionizmi agresiv i Rusisë dhe lëvizjet e saj më të gjera destabilizuese janë një kërcënim global, që prek Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Partneritetit Lindor. Ne kemi parë efektet e makinës propagandistike të Rusisë që përpiqet të nxisë trashëgiminë e së kaluarës, si dhe shohim përpjekje në shkallë industriale për manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e huaj. Kjo është arsyeja pse BE-ja po punon me partnerët, veçanërisht me vendet anëtare të ardhshme, për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi. Një pjesë kyçe e kësaj është edhe mbështetja e lirisë së medias dhe pluralizmit politik. Ne po rrisim gjithashtu mbështetjen tonë për përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve në Kaukazin e Jugut.

Më gjerësisht, pushtimi rus ka nënvizuar edhe një herë se vendet dhe njerëzit duhet të jenë të lirë të përcaktojnë të ardhmen e tyre. BE-ja e ka bërë të qartë se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi dëshirës së partnerit tonë dhe të integrojmë Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në Bashkimin tonë dhe po punojmë shumë për ta bërë këtë qëllim realitet. Kjo do të thotë të punojmë së bashku për të ndërtuar shoqëri dhe ekonomi më elastike dhe gjithëpërfshirëse, të zhvillojmë dhe mbrojmë demokracitë tona, si dhe të forcojmë kohezionin social.

Historia dhe drejtësia janë në anën e Ukrainës. Por për të përshpejtuar historinë dhe për të arritur drejtësinë, ne duhet të përforcojmë ‘strategjinë tonë të trefishtë’. Ne e dimë se kjo është një detyrë kolektive. Kjo është arsyeja pse BE-ja po mbështetet te të gjithë partnerët e saj për të vepruar me frymën e përgjegjësisë dhe solidaritetit të përbashkët: për të siguruar që agresioni të dështojë dhe e drejta ndërkombëtare të mbizotërojë.

Autori është Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri si dhe Zëvendës President i Komisionit Europian

JU REKOMANDOJMË

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
04/03/2026 - 23:06

Prej më shumë se një viti, Kosova hyn rregullisht në zgjedhje pasi Albin Kurtit i duket fitorja e pamjaftueshme për të qenë udhëheqësi i vetëm i popullit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë