Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njërën e mbronte, tjetrën nuk e pranon në listë? – Duda Balje tregon si qëndron e vërteta për kandidimin e motrës së Donika Kadës në listën e VAKAT për deputete

08/12/2025 - 13:19
në Lajme
A A
Njërën e mbronte, tjetrën nuk e pranon në listë? – Duda Balje tregon si qëndron e vërteta për kandidimin e motrës së Donika Kadës në listën e VAKAT për deputete
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputetja boshnjake, Duda Balje, ka reaguar ashpër ndaj kandidaturës së Ena Kadës – motra e Donika Kada-Bujupit – në listën zgjedhore të partisë boshnjake VAKAT, duke e cilësuar këtë veprim si një tjetër tentim për keqpërdorim të vendeve të rezervuara për komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Lidhur me këtë reagim, Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarim nga Balje, duke ia rikujtuar edhe periudhën kur ajo shprehej pro Donika Kadaj-Bujupit, madje duke thënë “e duam në VAKAT”.

Në një prononcim për Insajderin, Balje ka thënë se reagimi i saj i atëhershëm duhet parë në kontekstin e asaj që kishte ndodhur në Kuvend.

“Unë e di që jam duke pritur gjithçka nga Vetëvendosja, sepse vërtet nuk kam kaluar mirë këta 9 muajt e fundit. Reagimi im për Donikën duhet të shihet në momentin kur kam reaguar – kam reaguar kur isha shumë e ofenduar në Kuvendin e Kosovës. Kur disa kolegë më kanë thënë ‘ti je boshnjake, shko në Bosnje’, kam parë edhe komente të tjera. Atëherë kam thënë: ‘Nëse unë duhet të shkoj në Bosnje, le të shkojë edhe Donika, sepse Donika gjithmonë ka thënë se është e lindur në Bosnje dhe nënën e ka nga Bosnja’. Kam thënë: ‘Pse unë? Sepse jam boshnjake?’. Si rrjedhojë, ky ka qenë reagimi im ndaj ofendimeve në Kuvend”, ka sqaruar ajo.

Sipas saj, në atë situatë nuk ka pasur asnjë arsye ta mbronte Donikën.

“E para, kam qenë e ofenduar dhe nuk kam pasur nevojë ta mbroj Donikën. Ajo mund ta mbrojë vetveten shumë mirë”, deklaroi Balje.

Në vitin 2018, Balje e kishte mbrojtur publikisht Donika Kadaj-Bujupin, duke thënë se “nëna e Donikës është boshnjake” dhe se nuk ka asgjë të keqe ta “marrin në VAKAT”.

Ajo kishte reaguar pas një seance ku Ramush Haradinaj e kishte qortuar Donikën, duke i thënë të mos i fyente komunitetet sepse “mund t’i idhnohej nëna”.

Ndërkohë, Balje ka shpjeguar arsyet pse është kundër kandidimit të Ena Kadës në një vend të rezervuar për boshnjakët.

“Është një vend i rezervuar për boshnjakët, dhe këtu nuk mjafton të deklarosh që je lindur në Bosnje apo që ke nënën nga Bosnja. Duhet ta deklarosh veten si boshnjake dhe të angazhohesh për çështjet e boshnjakëve. Znj. Ena nuk e ka deklaruar veten si boshnjake, nuk ka qenë pjesë e asnjë problemi të boshnjakëve në Kosovë, as nuk ka bërë ndonjë zgjidhje për ta. Asnjëherë nuk është drejtuar në gjuhën boshnjake, dhe unë nuk besoj se ajo e di çfarë problemesh kanë boshnjakët në Kosovë. Mund ta shihni edhe në Facebook apo në emisione – ajo nuk ka përdorur kurrë gjuhën boshnjake”, u shpreh ajo.

Balje madje thotë se tentimi për ta futur Ena Kadën në listën e boshnjakëve po vjen me prapavi nga ish-partia e saj.

“Ky nuk është sulmi i parë nga VAKAT. Para dy zgjedhjeve, VAKAT ka marrë vota edhe nga komunat serbe dhe ka provuar të marrë vende me vota të serbëve. Tani po përpiqet edhe me zonjën Ena. Unë e respektoj, por nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë kurrë në jetën time, dhe mendoj se ky veprim nuk është fer”, tha ajo.

Balje u shpreh e bindur se Ena Kada nuk do të mund të fitonte kurrë një mandat nëse do të kandidonte nën logon e një partie shqiptare.

“Praktikisht, e di që është më e lehtë. Ata kanë një plan tjetër, dhe besoj që është më e lehtë të jesh deputet me një vend të rezervuar. Unë besoj se znj. Ena, në asnjë parti shqiptare si LDK, PDK apo VV, nuk do të kishte mundësi të fitonte”, deklaroi ajo.

Ajo rikujtoi edhe një rast të mëparshëm kur dikush kishte tentuar të merrte një vend të rezervuar për boshnjakët, por PZAP e kishte refuzuar.

“Kemi pasur një rast të ngjashëm – ka luftuar në Bosnje dhe e ka konsideruar veten si boshnjake, por PZAP e ka larguar”, tha Balje.

Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga vetë kandidatja Ena Kada dhe nga motra e saj, Donika Kadaj-Bujupi, por të njëjtat nuk janë përgjigjur deri më tani.

Nga kërkimet, shihet se Ena Kada punon në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe në profilin e saj në Facebook deri tani nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me kandidaturën e saj.

VAKAT i përgjigjet Duda Baljes

Koalicioni VAKAT ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetes Duda Balje, e cila kundërshtoi kandidimin e Ena Kadës në listën e boshnjakëve, duke e cilësuar atë si tentim për “keqpërdorim të vendeve të rezervuara”.

VAKAT i ka quajtur këto akuza tendencioze dhe sulm të panevojshëm ndaj një kandidateje me prejardhje të qartë boshnjake.

Në reagim thuhet se Duda Balje po përpiqet të devijojë vëmendjen nga thelbi dhe të krijojë përçarje brenda komunitetit.

“Reagimi i Duda Baljes për kandidaturën e Ena Kadës përfaqëson një tentim për të larguar vëmendjen nga çështjet thelbësore dhe për të krijuar ndarje të panevojshme në komunitetin boshnjak,” thuhet në reagim.

Në reagim potencohet se Ena Kada ka lindur në Sarajevë dhe mban emrin Ena sipas gjyshes së saj, Tenzila, e lindur në Foçë. Ajo vjen nga nëna e saj, Mirsada Kamberović, gjithashtu e lindur në Sarajevë, ndërsa familja Kamberović përshkruhet si një familje e respektuar sarajevase, e njohur për vlera morale dhe shoqërore.

Po ashtu, thuhet se xhaxhai i Ena Kadës, Mirsad Kamberović, ka qenë pjesëmarrës në luftë dhe bartës i dekoratës më të lartë ushtarake – “Lulja e Artë”.

“Duda Balje i di shumë mirë këto fakte, por zgjedh t’i injorojë me vetëdije,” thuhet në reagim./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Eurobarometri 2025: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët
Kryesore

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

08/12/2025 - 14:09
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Shenoll Muharremi e përkrahë publikisht Bedri Hamzën për Kryeministër, kjo është 10-shja më cilësore sipas tij

08/12/2025 - 13:54
Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
Kryesore

Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona kanë njohur kapitujt më të errët të shtypjes

08/12/2025 - 13:40
Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç
Lajme

Adriana Matoshi kërkon votë “për m’i sos” opozitën: Unë vazhdoj me punu e me ju gëzu

08/12/2025 - 13:25
Mustafa: Periudha e talljes u anulua, Dehari s’ka legjitimitet
Kryesore

Mustafa: Zgjedhjet duhet të sjellin ndryshim pas bllokadës njëvjeçare

08/12/2025 - 13:02
Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg
Kryesore

Haradinaj: Në kohë lufte diaspora ishte hambari i Kosovës, pas luftës ka qenë me ne në çdo hap të rindërtimit

08/12/2025 - 12:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)

    Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Lista zgjedhore e PDK-së nis me Hamzën e përfundon me Tahirin

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Çka po ndodh? Fatmir Limaj fton konferencë “të jashtëzakonshme” për media

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kjo është dhjetëshja e parë e listës së PDK-së

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë