Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njeriu është specia më e pabesë në tokë!

24/04/2022 - 15:51
në Opinione
A A
Tregime me rusë dhe dy Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lufta ruse për territore në Ukrainë, na e përplasë për fytyre teprinë emotive dhe terpinë biofiziologjike të njeriut në tokë dhe për tokë. Hubert Reeves thotë se njeriu është specia më e pabesë në tokë. Ai adhuron një Zot të padukshëm dhe shkatërron një Natyrë të dukshme. I pavetëdijshëm se kjo Natyrë që ai po shkatërron është ky Zot që ai po adhuron!?

Halil Matoshi

Toka jonë po sëmurët!?

Porse agjensi i sëmundjës është rëndom ajo specia e pabesë, njeriu!?

Derisa Federata ruse ka

17,098,246 km2 territor dhe nuk i di mirë kufijt e vet, ajo e nisi një luftë agresive për territore të reja. Për dy vjet të plota Covid19 dëshmoi pafuqinë e njeriut përballë bacilëve mutantë, duke i mbyllur njerëzit në karantinë për të pasuar me dilema morale, e tërmetet gjithnjë e më të shpeshta i nxjerrin ata jasht!?

Mesnata ndërmjet të premtes e të shtunës 23-24 prill, 2022 në orën 23 kur ra tërmet me epiqendër në Bosnjë dhe Hercegovinë, më 5.7 ballë të Rihterit, më rikujtoi tërmetin në Shqipëri, më 2019 me 25 viktima, pastaj atë të 29 dhjetorit 2020, në mesnatë 12:20 me magnitudë 6.4 Mw, afërsisht 3 km. afër Petrinjës në Kroaci, si dhe tërmeti magnitudë 7.0 që goditi në verilindje të ishullit të Samosit në Greqi, më 30 tetor 2020, rreth 14 kilometra, derisa njerëzit ishin të mbyllur në Karantinë, nga frika e Coronavirusit! Dhe këto tërmete janë ndie edhe në Kosovë.

Më 22 prill festohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, kurse me 23 prill, Dita Ndërkombëtare e Librit. Për prodhimin e librit duhet prerë pyjet, prandaj paradoksalisht. mosleximi e ruan natyrën!?

Mirëpo sot miliona libra mund të shkarkohen në InterNet, përmes E-book.

Kosova është një rajon të thuash i zhveshur dhe me një kore toke gogja të degraduar, pra të sëmurë!

Njeriu si banor i vetëdijshëm për ekzistencën e vet në tokë, po ballafaqohet me virusë që po pësojnë mutacione gjenetike (laboratorike?) duke shkaktu vuajtje dhe vdekje të parakohshme.

Parashenjat apokaliptike po bëhen të dukshme.

Njeriu, kjo qenie e brishtë, përballë natyrës, s’ka kah ia mbanë më!

Hyn brenda, tërmeti e nxjerr jashtë, atje ku e pret një përbindësh i padukshëm siç është coronavirusi.

Luftërat për dominim të pasurive natyrore e kanë shtyrë njerëzimin së bashku me planetin tokë në plakje dhe sëmurje njëherësh!?

Friedrich Nietzsche në “Vullneti për pushtet”, përmendte dobësinë individuale, shterimin kultural ose rënien shpirtërore, sëpari si vdirje e ligështim të njeriut (sëmundje) dhe zvetënim e rënie të kulturës dhe qytetërimeve, (prap sëmundje?) dhe së fundi, sëmundje edhe për Tokën tonë.

Gjuha shqipe para folësit i shtron dy gjasa: mundesinë (mundet) dhe pamundesinë (s’mundet!?);

Mundet është vetveprimi, (tuebâmja) jeta, kurse s’mundet përshkruan mbetjën, ligështimin, pra sëmundjën.

Njeriu është i vetëdijshëm për këtë, sepse e ndjenë sëmundjën e Tokës, sepse e ndjen fundin e tij apokaliptik. Porse sillet armiqësisht me planetin tokë!?

Çdo fund është apokaliptik, sikur shuhet një flutur, si një njeri apo yll, lë pas çastësi drite prej vetëtime, pamje floroshente dhe ultravjollce deri aty ku nisë Hiçi. Aperioni.

Derisa ne, të varfër e pa potenciale mbrojtëse, po i jetojmë çastet e pakëndshme, duke pritë rendin për miell ose ilaqe, në Amsterdam ishin krijuar radhët për të blerë marihuanë!?

Dhe kur sëmundja e shpërbën trupin, të njeriut dhe Tokës, (njeriu del të jetë “virusi” kryesor i tokës?) amerikanët u panë në rreshta të gjatë para dyqaneve armësh, jo për ushqime por për ta mbrojtë atë!?

Adhuruesi i tokës, Sir David Attenborogh, autor dokumentarësh për planetin tonë thotë se njeriu, cok është murtaja e tokës! Në eseun e Adam Phillips “Pesë ligjerara mbi teorinë” është filozofi gjerman Fridrich Nietzsche ai i cili e ka definuar teprinë si “kulm emotiv”.

“Priftërinjtë e hoxhallarët”, shkruante Nietszche, “ia kanë dalë edhe atë me një zgjuarsi të pashoqe ta studiojnë pothuajse shkencërisht pyetjen: si të arrihet kulmi i një emocioni?”

Si t’i ngacmosh njerëzit emocionalisht deri në atë masë sa që më pastaj t’i manipulosh lehtë; e mënyra për t’i sjellë njerëzit deri te një emocion i fortë është ta teprosh me ta disi (me fjalë, vepra, besime, etj.).

* * *

I kam pasë tetë vjet kur Neil Armstrong dhe Buzz Oldrin e panë tokën nga hâna, (1969) të fascionuar me bukurinë e saj, e kishin përshkru si perlë të kaltër që noton në kozmos.

Atëbotë më bënte përshtypje përse, nuk thuhej se Apollo 11 u ngjit, porse zbriti në Hënë!?

Zbritja, sot ka marrë kuptim semantik çmëritës, ajo më bëhet se përshkruan rënien, vdekjën!?

Ndoshta është deformim nga letërsia!?

Gati gjashtë dekada më vonë – Arktiku po shkrinë më shpejt se Antarktiku – dhe mund të mbetet pa akull deri në vitin 2040. Antarktiku gjithashtu është duke shkrirë, mëgjithëse më ngadalë, por dy blloqet Pine Island dhe Thuaites që kanë nofkën “Akullnajat e Apokalipsit” po shkrijnë dhe kjo mund të ngre nivelin e detit me tre metra dhe të fundosë të gjitha qytetet bregdetare të planetit; Mushkëria e planetit, Amazona po shkatërrohet, lumenjtë po thahen e dete po shterojnë; Zjarret po e shkrumojnë florën dhe faunën.

Ajri i ndotun po krijon bimësi mutante, kurse gazërat serë po ngrisin temperaturat në mënyrë enorme. Ngrohja globale po ndikon në ndryshimin drastik të motit, në çarjen e tokës dhe lëvizjën e pllakave tektonike duke shkaktu sëmundjën e saj, të manifestuar më tërmete.

Nuk e di burimin e saktë, e mund të jetë legjendë urbane, por e kam dëgju nga dikush, se para se të vdiste, më 25 gusht, 2012, në Cincinnati të Ohios, Neil Armstrong, në pyetjën e gazetarëve të CNBC, nëse ata vërtetë kishin zbritë në hënë, ai kishte dhënë një përgjigje lakonike:

-“Zoti Armatrong tashmë është një zotni i thinjur.”

Tashti këtë mesele po e përdori dendur, kur dua të dëshmoj diçka, në epokën e pas të vërtetës.

Autori i bestsellerëve. Yuval Noah Harari në librin e tij 21 Këshilla për shekullin 21, thotë se njeriu është specie post-të vërtetës, duke

e kthyër vëmendjen tek problemet me të cilat përballemi sot. Këtu, ai argumenton se ‘lajmet e rreme’ janë shumë më të vjetra se Facebook!? Kjo sentencl e tij sikur na kthen prapa, që kur njeriu tha: Kjo tokë është pronë imja private!

JU REKOMANDOJMË

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • MONUNI i Idrizit akuzon AUV-në e udhëhequr nga Çerkini për alarm të panevojshëm, pretendon se analizat matën parametra të ndryshëm dhe iu dëmtua reputacioni

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë