Serbët do të shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila do të kremtohet në Gazimestan, në periferi të Prishtinës.
Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”.
Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net nga vendi i ngjarjes, shihet se një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës po kujdesen për rendin dhe qetësinë në atë pjesë, ku pritet të ketë edhe provokime nga ana e serbëve.
Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit që të manifestojnë të qetë e të shmangin provokimet.