Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka vendosur kordon sigurie para objektit të Qeverisë në Prishtinë, në prag të shpalljes së vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Masat e sigurisë janë shtuar në zonën përreth institucioneve kryesore, ndërsa në Hagë sot pritet shpallja e aktgjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.











