Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani, këto janë të rejat e fundit

26/01/2022 - 19:36
në Lajme
A A
Këto janë kategoritë e patentë shoferëve nga Kosova që pritet t’i njoh Gjermania
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë një njoftim lidhur me njohjen e patent shoferëve të Kosovës në Gjermani.

“Sot, më datë 26 janar 2022 në Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat është shqyrtuar rekomandimi i Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i tillë, ky rekomandim KA KALUAR PA VËREJTJE”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM LIDHUR ME NJOHJEN E PATENTË-SHOFERËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në pamundësi për t`ju kthyer përgjigje të gjithëve një nga një, dëshirojmë që në formë të përmbledhur t`iu informojmë me disa detaje shtesë rreth njohjes së patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës nga Republika Federale e Gjermanisë:

a) Nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla ndërmjet shteteve merr kohë dhe zgjatë me vite. Në një proces të tillë të konvertimit të patentë-shoferëve me Gjermaninë, janë duke kaluar edhe disa shtete të tjera, të cilat kanë shtetësi shumë më të vjetër se Republika e Kosovës.

b) Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për shtetasit e Republikës së Kosovës në Gjermani, institucionet kompetente kosovare e kanë marrë me përkushtim të posaçëm kryerjen dhe zbatimin e të gjitha zotimeve nga kjo marrëveshje.

c) Duke qenë se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Gjermanisë i ka rekomanduar me datë 29 dhjetor 2021 Këshillit Federal (Bundesrat-it) të procedojë tutje me miratimin e marrëveshjes, ka mbetur që Bundesrat-i, si instanca finale institucionale, të thotë fjalën e fundit.

d) Kështu që, sot, më datë 26 janar 2022 në Komisionin për Transport dhe Komunikime Digjitale në Bundesrat është shqyrtuar rekomandimi i Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit dhe si i tillë, ky rekomandim KA KALUAR PA VËREJTJE.

e) Nga ana e Bundesrat-it ka mbetur edhe hapi i fundit procedural, që është votimi në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022.

f) Në lidhje me pyetjet e dërguara dhe paqartësitë për Bundesrat-in: ai nuk është dhoma e dytë e parlamentit gjerman (tipike për shumë shtete tjera me sistem parlamentar bikameral). Si organ (sui generis) legjislativ, Bundesrati nuk përbëhet nga deputetët e zgjedhur (siç është rasti i Bundestag-ut), por nga përfaqësuesit e 16 landeve gjermane (përkatësisht nga krerët e qeverive të landeve apo ministrat e resorëve përkatës) dhe përbëhet nga 69 anëtarë. Kështu që, marrëveshja e sipërpërmendur do të votohet në Bundesrat dhe për aprovimin e saj nevojitet shumica e thjeshtë (prej 35 votash).

Të nderuar qytetarë,

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, se sa kjo marrëveshje ua lehtëson punën, ua lehtëson jetën dhe kryerjen e aktiviteteve tuaja në Gjermani, andaj jemi në kontakte të vazhdueshme me institucionet e shtetit mik të Gjermanisë, që jo vetëm këto shqetësime tuaja ditore, por edhe tema të tjera të interesit të përbashkët t`i adresojmë dhe zgjidhim bashkërisht.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm, se një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës (me vendbanim apo leje qëndrimi në Gjermani) janë gjobitur nga autoritetet vendase në mungesë të kësaj marrëveshje. Kemi pranuar me dhjetëra thirrje dhe mesazhe telefonike dhe vërtetë ndjejmë keqardhje për secilin rast veç e veç. Andaj, dëshirojmë t`ju sigurojmë se shqetësimet tuaja janë brengat tonat.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin (ARKS), së bashku me gjashtë misionet konsullore, do të vazhdojë të jetë në shërbim të interesit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në Gjermani. Në këtë drejtim, kërkojmë edhe mirëkuptimin tuaj që të rrisim dhe përforcojmë kulturën e komunikimit institucional dhe publik. Përpos faqes zyrtare të ARKS në Berlin, jemi aktiv edhe përmes rrjeteve sociale (Facebook, Tëitter dhe Instagram). Të gjitha këto janë ndërmarrë me qëllim që të jemi sa më afër jush, si dhe me qëllim që t`ju njoftojmë për të gjitha çështjet me rëndësi. Andaj, zotimi ynë për një kapitull të ri e të mirëfilltë të bashkëpunimit dhe të informimit, nuk është i mundur pa një bashkëpunim të ngushtë, korrekt dhe duke reflektuar qasje qytetare e me integritet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përzemërsisht,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin

JU REKOMANDOJMË

Kurti e kandidon Ali Dulën për kryetar të Rahovecit, ish-zyrtarin e PDK-së e AAK-së
Kryesore

Kurti e kandidon Ali Dulën për kryetar të Rahovecit, ish-zyrtarin e PDK-së e AAK-së

20/07/2025 - 22:22
Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha
Kryesore

Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

20/07/2025 - 21:43
Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës
Kryesore

Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës

20/07/2025 - 21:32
Haziri: Ftesa e Kurtit për takim erdhi në një kohë ngërçi me partnerët ndërkombëtarë që e reflekton gjendjen brenda
Kryesore

Haziri, VV-së: Ju edhe ministra edhe deputetë – me këtë logjikë mundeni me qenë edhe prokurorë

20/07/2025 - 21:16
300 rezervistë britanikë deri në fund të tetorit do të stërviten në Kosovë
Lajme

Zyrtari i NATO-s pas deklarimeve të Trump: Angazhimi ynë për stabilitetin rajonal është i palëkundur

20/07/2025 - 21:01
Prokuroria rrëzon kallëzimin e AVONET – Zyrtarët komunal dhe KosovaMed të pafajshëm, raportohet për lidhje me një nga konkurruesit në tender
Kryesore

Prokuroria rrëzon kallëzimin e AVONET – Zyrtarët komunal dhe KosovaMed të pafajshëm, raportohet për lidhje me një nga konkurruesit në tender

20/07/2025 - 20:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, priten sërish takime

    Limaj i del ‘çelik’ Kurtit, ia ofroi votat s’i mori, ia kërkon votat s’ia jep: Java e së vërtetës nisi dje

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vesa Vllasaliu në pritje të ëmbël? Publikon video ku tregon barkun

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë