Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria rrëzon kallëzimin e AVONET – Zyrtarët komunal dhe KosovaMed të pafajshëm, raportohet për lidhje me një nga konkurruesit në tender

20/07/2025 - 20:15
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria rrëzon kallëzimin e AVONET – Zyrtarët komunal dhe KosovaMed të pafajshëm, raportohet për lidhje me një nga konkurruesit në tender
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aktvendim i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga organizata joqeveritare AVONET kundër 4 zyrtarëve komunalë në Gjilan, 3 zyrtarëve komunal të Skenderajit, Klinës, Junikut dhe përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik “KosovaMed Healthcare”, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe pa prova ligjore.

Aktvendimi: Asnjë vepër penale nuk është vërtetuar

Në aktvendimin e datës 11.07.2025, Departamenti për Krime të Rënda konstaton se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm që personat e kallëzuar të kenë kryer ndonjë vepër penale. Hetimet katërmujore nuk zbuluan asnjë shkelje, përkundrazi, u vërtetua se procesi i tenderimit ishte ligjor dhe transparent.

“Provat e dorëzuara nga AVONET nuk kanë vlerë dëshmuese. Referencat e dorëzuara ishin të lëshuara nga personat përgjegjës dhe nuk janë fiktive,” thuhet në vendimin e prokurorisë.

Në shënjestër të kallëzimit ishin zyrtarë nga komunat e Gjilanit, Klinës, Junikut dhe Skenderajt, si dhe përfaqësuesi i KosovaMed Healthcare SH.P.K., që mori pjesë në tenderin “Blerja e shërbimeve shëndetësore profesionale”.

Deklarata e AVONET i publikuar më 12 maj 2025, ku kjo organizatë shpërndau publikisht “hulumtimin” e saj me akuza të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve dhe kompanisë KosovaMed, pa ndonjë vendim institucional apo provë ligjore:

🔗 Hulumtimi i AVONET – Facebook, 12 maj 2025

Hulumtim i redaksisë: Afërsi me një nga konkurruesit në tender

Redaksia e Indeksonline ka zbuluar se Kenan Gashi, drejtues i AVONET, shfaqet publikisht në rrjetet sociale në afërsi me Don Viktor Sopin, Drejtor i Përgjithshëm i Caritas Kosova – organizatë që, sipas procesverbalit zyrtar të datës 08.07.2024, ka qenë pjesëmarrëse direkte në të njëjtin tender ku konkurronte edhe KosovaMed.

Dy operatorë në garë – një prapavijë e mundshme

Në këtë procedurë kanë konkurruar vetëm:

  • KosovaMed Healthcare SH.P.K.
  • Caritas Kosova

Kjo lidhje publike e drejtuesit të AVONET me njërin nga operatorët ekonomikë që garonin në tenderin përkatës ngre dyshime serioze për konflikt interesi dhe përpjekje për të diskredituar konkurrencën përmes kallëzimeve të rreme.

Vendimi i Prokurorisë: (ShKARKO)

Veriu.info kishte publikuar në muajin maj komunikatën e AVONET që akuzonte Komunën e Gjilanit dhe operatori ekonomik “KosovaMed Health Care SHPK” për manipunime në këtë tender. Duke qenë se tash këto pretendime u rrëzuan nga prokuroria, për hirë të transparencës dhe korrektësisë redaktoriale, Veriu.info ndjen obligim publikim edhe të aktvendimit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, me të cilin hedhet poshtë kallëzimi penal i AVONET. (https://veriu.info/avonet-komuna-e-gjilanit-nenshkruan-kontrate-prej-gjysme-milioni-euro-me-operator-qe-dorezoi-referenca-te-rreme-kerkohet-hetim-urgjent/)

JU REKOMANDOJMË

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person për 48 orë

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person për 48 orë
20/08/2026 - 21:38

Punëtori i KEK-ut, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti në vendin e punës, ndërsa një person me inicialet A.K. është ndaluar për 48 orë nën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë