Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Normalizimi me Kosovën, ndër kushtet e BE-së për avancimin e Serbisë

13/12/2024 - 11:55
në Lajme
A A
Normalizimi me Kosovën, ndër kushtet e BE-së për avancimin e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hapja e grupit të tretë të kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, do të merret në konsideratë pasi ky vend të bëjë përparim të rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit – kapitujt 23 dhe 24 – si dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu është thënë në versionin e përditësuar të draft-konkluzioneve për Serbinë, të cilat do të diskutohen të premten nga ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë dokument përsëritet se përparimi i Serbisë në fushën e sundimit të ligjit dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën “do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit”.

Konkluzionet për zgjerimin duhet të miratohen në nivel ambasadorësh dhe më pas të miratohen formalisht në takimin e ministrave për Çështje Evropiane, që do të mbahet më 17 dhjetor në Bruksel.

Negociatat mes Brukselit dhe Beogradit për anëtarësim të Serbisë në bllok, janë të ngrira kryesisht për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e palës serbe.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull që nga dhjetori i vitit 2021.

Hungaria, e cila kryeson Bashkimin Evropian deri më 31 dhjetor, e ka lënë të hapur mundësinë për hapjen e grupit të tretë të kapitujve për Serbinë, për të cilin Komisioni Evropian konsideron se vendi është teknikisht i gatshëm.

Megjithatë, Hungaria është përballur me rezistencë nga një numër i caktuar shtetesh anëtare që, përveç problemit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, këmbëngulin për përparim në sundimin e ligjit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Për çdo vendim mbi mundësinë e hapjes ose mbylljes së kapitujve apo grupit të kapitujve në procesin e anëtarësimit, është i nevojshëm pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndonëse ka aplikuar. /REL/

JU REKOMANDOJMË

S’ka kuorum, ndërpritet seanca – Ligji për Specialen nuk i vjen radha

S’ka kuorum, ndërpritet seanca – Ligji për Specialen nuk i vjen radha
13/11/2026 - 22:33

Mungesa e kuorumit ka bërë që kryetarja e Kuvendit ta ndërpres edhe një herë seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Një nga pikat e...

Më shumëDetails

Gruaja e telefonon, Lushtaku nga foltorja e Kuvendit i thotë “thirrëm më vonë”

Gruaja e telefonon, Lushtaku  nga foltorja e Kuvendit i thotë “thirrëm më vonë”
13/11/2026 - 22:05

Deputetit të PDK’së, Mërgim Lushtaku, i ka ndodhur një moment interesant gjatë kohës sa ka qenë duke folur në Kuvendin e Kosovës. Ai ka treguar se po e...

Më shumëDetails

LAJM I KEQ: Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës deri në 20%

Faturat e rrymës në Kosovë mund të shtrenjtohen edhe këtë vit, KEK konfirmon se ka propozuar rritje
13/11/2026 - 21:37

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka paralajmëruar shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike nga 15 deri në 20%, duke e lidhur këtë me deklaratën e Rizvanollit se na...

Më shumëDetails

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin
13/11/2026 - 21:07

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian...

Më shumëDetails

Bali Muharremaj nënshkruan kontratën e re me çmime shumëfish më të larta për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër

Bali Muharremaj nënshkruan kontratën e re me çmime shumëfish më të larta për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër
13/11/2026 - 20:44

Më 23 tetor të këtij viti komuna e Suharekës e udhëhequr nga Bali Muharremaj ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Famis Co” për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, kompani me...

Më shumëDetails

Haziri: Familjet paguajnë rrymë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave

Draft statuti i asociacionit – Haziri: Kurti e ka pranuar, por nuk ka marrë pjesë në proces
13/11/2026 - 20:31

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar pushtetin për çmimin e lartë të rrymës duke thënë se familjet, shërbimet e prodhuesit paguajnë më shtrenjtë rrymë, raporton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    389 Shpërndaje
    Shpërndaje 156 Tweet 97
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – E.G. përfundoi nën hetime

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë