Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Normalizimi me Kosovën, ndër kushtet e BE-së për avancimin e Serbisë

13/12/2024 - 11:55
në Lajme
A A
Normalizimi me Kosovën, ndër kushtet e BE-së për avancimin e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hapja e grupit të tretë të kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, do të merret në konsideratë pasi ky vend të bëjë përparim të rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit – kapitujt 23 dhe 24 – si dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Kështu është thënë në versionin e përditësuar të draft-konkluzioneve për Serbinë, të cilat do të diskutohen të premten nga ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë dokument përsëritet se përparimi i Serbisë në fushën e sundimit të ligjit dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën “do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit”.

Konkluzionet për zgjerimin duhet të miratohen në nivel ambasadorësh dhe më pas të miratohen formalisht në takimin e ministrave për Çështje Evropiane, që do të mbahet më 17 dhjetor në Bruksel.

Negociatat mes Brukselit dhe Beogradit për anëtarësim të Serbisë në bllok, janë të ngrira kryesisht për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e palës serbe.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull që nga dhjetori i vitit 2021.

Hungaria, e cila kryeson Bashkimin Evropian deri më 31 dhjetor, e ka lënë të hapur mundësinë për hapjen e grupit të tretë të kapitujve për Serbinë, për të cilin Komisioni Evropian konsideron se vendi është teknikisht i gatshëm.

Megjithatë, Hungaria është përballur me rezistencë nga një numër i caktuar shtetesh anëtare që, përveç problemit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, këmbëngulin për përparim në sundimin e ligjit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Për çdo vendim mbi mundësinë e hapjes ose mbylljes së kapitujve apo grupit të kapitujve në procesin e anëtarësimit, është i nevojshëm pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndonëse ka aplikuar. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Gjini bartës i listës dhe kandidat për – A po rrezikon AAK-ja mos kalimin e pragut?

Gjini bartës i listës dhe kandidat për – A po rrezikon AAK-ja mos kalimin e pragut?
11/05/2026 - 19:53

Ka përfunduar mbledhja e AAK-së, ku më pas Ramush Haradinaj, njofton se Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe “mandatar për të...

Më shumëDetails

Reagon Lumir Abdixhiku pasi Agim Veliu u propozua si kandidat për deputet nga dega e LDK në Podujevë

Reagon Lumir Abdixhiku pasi Agim Veliu u propozua si kandidat për deputet nga dega e LDK në Podujevë
11/05/2026 - 19:49

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar Degën e LDK-së në Podujevë për unitetin dhe përgjegjësinë e treguar në procesin e brendshëm partiak. Ai tha se nominimi i...

Më shumëDetails

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?
11/05/2026 - 19:19

Zërat se burimi i parë i hantavirusit ishte një landfill mbeturinash në Ushuaia është hedhur poshtë nga shkencëtarët e Tierra del Fuego. A2 CNN shkruan se me zbarkimin...

Më shumëDetails

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë
11/05/2026 - 18:49

Një mësimdhënëse nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me para që e kishte gjetur në rrugë. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së
11/05/2026 - 18:21

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu. Ditë më parë...

Më shumëDetails

Lladrovci: U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së, për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në listë

Lladrovci: Klan Kosova nuk mund të mbyllet!
11/05/2026 - 18:00

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në ‘Facebook’ pas mbledhjes dë Kryesisë së kësaj partie. Sipas tij, u ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. “Kreatorët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë