Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nuk distancohen: Partitë rikandidojnë për deputetë të përfolurit për manipulim votash, shpërthejnë kritikat

13/05/2026 - 15:03
në Lajme
A A
Nuk distancohen: Partitë rikandidojnë për deputetë të përfolurit për manipulim votash, shpërthejnë kritikat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partitë politike nuk janë distancuar nga kandidatët që në zgjedhjet e kaluara janë përfolur për përfshirje në manipulim të votave brenda partive. PDK-ja, LDK-ja dhe LVV-ja në listat e tyre për deputetë kanë rikandiduar njerëz që pretendohet se kanë manipuluar me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ky veprim i partive politike është kritikuar ashpër.

Procesi i rinumërimit të pjesshëm të votave të zgjedhjeve të kaluar në disa komuna kishte shpërfaqur mospërputhje të shumta, për kandidatë që përfshinin të gjitha partitë politike. Këto mospërputhje të votave në regjistrat përfundimtar, nuk ndryshonin përqindjen e rezultatit të partive politike, por kishin ndryshuar rezultatin e kandidatëve për deputet brenda subjekteve politike.

Mospërputhjet më të mëdha ishin shfaqur në Komunën e Prizrenit. Kjo kishte bërë që edhe prokuroria e shtetit të vepronte dhe të arrestonte dhjetëra komisionerë e vëzhgues të procesit zgjedhor.

Pas rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ish-kandidatit të PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi, i ishin hequr 5,945 vota. Për me tepër, procesi i rinumërimit në këtë komunë kishte treguar se manipulimet kishin bërë edhe kandidatët e VV-së dhe LDK-së. Kjo kishte nxitur reagime të shumta, duke kërkuara prej partive që të distancohen nga kandidatët e përfolur për manipulim të votave.

Ndonëse PDK-ja nuk e ka kandiduar Fetah Paçarizin, dhe disa kandidatë tjerë që ishin përfolur për manipulim të votave, përsëri në listë për deputet e ka futur Nait Hasanin, i cili është përfolur për manipulim të votave në zgjedhjet e kaluara.

Madje, Hasanit i ishte arrestuar edhe djali nën dyshimin për manipulim të votave në Prizren.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka futur në listë për deputetë të cilët ishin përfolur për manipulimit të votave në Prizren.

Njeri nga ta ishte edhe Anton Quni, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë me numrin 10.

Në procesin e manipulimit të votave në Prizren ishte përfshirë edhe VV-ja e Albin Kurtit. As kjo parti nuk është distancuar nga ata që kanë prekur votën e qytetarëve.

VV-ja sërish ka kandidatura për deputet kandidatin Arbër Rexhaj, të cilit në procesin e rinumërimit i ishin hequr 600 vota. Procesi i rinumërimit i kishte hequr vota edhe ish-deputetëve Ejup Maqedonci dhe Valon Hoti.

Manipulime me vota në mes të partive ishin bërë edhe në komunat tjera, cka kishte nxitur nisje të hetimeve nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Analisti Ilir Deda ka kritikuar partitë politike që kanë kandiduar për deputetë njerëz emrat e të cilëve janë përmendur për manipulim të votave në zgjedhjet e kaluara.

Ai ka bërë me dije se PDK, LDK dhe LVV është dashur të distancohen nga këta njerëz.

Në profilin e tij në Facebook, Deda ka shkruar se këto parti nuk duhet të flasin për shtetin ligjor.

“PDK, LDK e LVV i rikandidojnë njerëzit që kanë manipulu me vota me 28 dhjetor. Aman mos flisni për shtet ligjor e drejtësi kur të kundërtën po e bëni ju vetë. Po s’keni faj ju, po ky milet që ju përcjellë e do me ja nxjerrë sytë njëri tjetrit për juve”, ka shkruar ai.

I pakënaqur me PDK-në që njerëz të tillë ka futur në listë është shprehur edhe kryetari i Prizrenit, Shqir Totaj.

Ai ka bërë me dije se duke marrë për bazë qëndrimet e kryetarit të PDK-së, dega e Prizrenit ka reflektuar duke mos e propozuar asnjë kandidat që i është përmendur emri në procesin e manipulimit të votave.

Në profilin e tij në Facebook, Totaj ka shkruar se Kryesia e PDK-së nuk e ka mbajtur premtim.

“Kemi obligim që opinionin publik ta informojmë drejt. Pas kompromitimit të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet nacionale të Dhjetorit 2025, kryetari i PDK-së z. Bedri Hamza, në një intervistë në TV Klan Kosova, kishte kërkuar reflektim dhe përgjegjësi nga lidershipi i degës së PDK-së në Prizren dhe nga unë si kryetar i saj. Pas konsultimeve të brendshme, unë dhe kryesia e degës në Prizren kemi reflektuar me përgjegjësi politike dhe morale. Personat emrat e të cilëve u përmendën në atë proces nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor”, ka shkruar ai./Nacionale/

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë