Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk kishte kohë për rishpallje të konkursit”, Universiteti i Gjilanit konfirmon angazhimin e Ramabajës pa “kunkurru”

21/11/2024 - 20:52
në Kryesore, Lajme
A A
“Nuk kishte kohë për rishpallje të konkursit”, Universiteti i Gjilanit konfirmon angazhimin e Ramabajës pa “kunkurru”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” e ka konfirmuar angazhimin e Sadri Ramabajës, se ai është angazhuar pa konkurs. Universiteti është arsyetuar se për shkak të dinamikave nuk ka pasur kohë për rishpallje të konkursit.

Punësimi i Ramabajës në universitetin publik, rektor i të cilit vitin e kaluar u emërua një tjetër anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dërmaku.

Dëshmitë publike dhe dokumente të tjera të cilat i ka siguruar Paparaci, tregojnë se opinionisti i studiove televizive është angazhuar si ligjërues i dy lëndëve “Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe “Sistemi politik i Kosovës”.

Ndërkaq, të enjten, Universiteti i Gjilanit ka kthyer përgjigje, duke sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik si profesor.

Universiteti i Gjilanit ka sqaruar se angazhimi i Ramabajës ishte bërë për shkak të një vendi të lirë.

“Ramabaja është angazhuar në Universitet konform Statututit te Universitetit “Kadri Zeka”, neni 72 dhe neni 76, si dhe Rregulloren e miratuar nga Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan, “Mbi procedurat e angazhimit të bashkëpunëtorëve të jashtëm – me honorar në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka’ Gjilan” (Ref. Nr. 01/1473, dt. 09.07.2021), konkretisht Nenin 5, i cili përcakton se (citim): ‘Ne rastet kur, për arsye të ndryshme që mund të ndodhin, pasi të ketë filluar semestri, mbetet vakante ndonjë pozitë (lëndë) që nuk mund të mbulohet me stafin e rregullt ose stafin e angazhuar sipas konkursit, atëherë me një arsyetim të bazuar të Dekanit, Rektori vendos që të bëjë angazhim të stafit të jashtëm, i cili përmbush kriteret e domosdoshme sipas kësaj rregullore’”, thuhet në përgjigjen e Universitetit të Gjilanit për Paparacin.

Ramabaja, që ia kishte mësyer konkursit për angazhim të stafit akademik të shpallur nga universiteti në shtator të këtij viti, e kishte tërhequr aplikacionin e tij për angazhim si bashkëpunëtor, asistent për lëndët nga fusha histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Kjo lëvizje e tij kishte ngjarë diku në mes të procesit konkurrues.

Një raport i komisionit për zgjedhjen e stafit akademik për angazhim në semestrin dimëror 2024/2025, i publikuar më 7 tetor të këtij viti, zbulon se Ramabaja ishte tërhequr nga intervista.

“Kandidati tërhiqet nga intervista”, thuhet në raportin e komisionit recenzues.

JU REKOMANDOJMË

Skandali i qirasë për fabrikën milionëshe: Nga 17 milionë në 600 mijë euro – Mehmetaj me akuza për Pecin
Kryesore

Skandali i qirasë për fabrikën milionëshe: Nga 17 milionë në 600 mijë euro – Mehmetaj me akuza për Pecin

08/05/2025 - 22:11
Banorët e Mitrovicës së Veriut shprehin shqetësim për faturat e energjisë elektrike – po duan të na largojnë nga kjo pjesë
Kryesore

Banorët e Mitrovicës së Veriut shprehin shqetësim për faturat e energjisë elektrike – po duan të na largojnë nga kjo pjesë

08/05/2025 - 21:54
Zbulohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale
Kryesore

Zbulohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

08/05/2025 - 21:34
Zogaj për një qeveri tranzicioni: Jemi të hapur për dialog me të gjitha partitë politike
Kryesore

Zogaj për një qeveri tranzicioni: Jemi të hapur për dialog me të gjitha partitë politike

08/05/2025 - 21:15
ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin
Kryesore

ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

08/05/2025 - 21:03
Në ambientet e Qeverisë shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore
Kryesore

Në ambientet e Qeverisë shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore

08/05/2025 - 20:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LAJMI I FUNDIT: Gruaja K.A. gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Gervalla keqtrajton Prindon Sadriun – E largon nga Departamenti i NATO’s, “shutohet” në një departament tjetër

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • “Prej automekanikut erdhi me e marrë djalin me e çu në stacion – po e përcillnin”, Detaje si ndodhi aten’tati ndaj Tahir Zemajt

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë