Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se, në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Inspeksionit, ka ndërmarrë veprime konkrete në mbrojtje të mjedisit, konsumatorëve dhe në lirimin e hapësirave publike për qytetarët.
“Sektori i Ndërtimit, pas ankesave të qytetarëve, ka ndërmarrë veprime ndaj ndërtuesve të cilët, në mënyrë të papërgjegjshme, me aktivitetet e tyre ndërtimore kanë ndotur hapësirat publike dhe kanë vështirësuar jetesën e banorëve përreth, duke i obliguar ata që, në afat kohor prej 72 orësh, të sanojnë gjendjen; në të kundërtën, do të merren masa të tjera sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ky njoftim i Komunës së Mitrovicës është shoqëruar edhe me fotografi, ku tregohet se si ndërtuesit e objekteve banesore përreth vendpunishteve janë duke e dëmtuar ambientin me grumbullim të mbeturinave.
Në fotot e publikuara nga komuna, në fokus është një objekt banesor i kompanisë ndërtimore “Aurora Group”, hapësirat e të cilit shihen të mbuluara me mbeturina, si në “Kandahar”.
Ndryshe, muajin e kaluar, pas dërgimit të pyetjeve në komunë për uzurpimin e një pjese të një parkingu publik me material ndërtimor nga “Aurora Group”, kjo kompani ishte detyruar ta pastrojë parkingun dhe njëkohësisht ishte gjobitur nga komuna.
Njoftimi i plotë i komunës:















