Sot janë shënuar 27 vjet nga rënia heroike e komandantit Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mos u dorëzuar, por duke luftuar me pushkë në dorë.
Në kuadër të kësaj përvjetori, u mbajt marshimi tradicional “Shtegu i Lirisë”, i cili këtë vit arriti simbolikisht numrin 141 pjesëmarrës – po aq sa ishin luftëtarët që marshuan në këtë shteg 27 vite më parë.
Marshimi u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar me emocione, duke përshkuar rrugët e dëshmorëve Rifat, Mujë, Agim, Ilir dhe 37 heronjve të tjerë të rënë, në gjurmët e ushtarëve të lirisë. Krahas tyre marshuan edhe ish-luftëtarë të plagosur për liri, si dhe qytetarë që sot e gëzojnë frytin e asaj sakrifice sublime.
Ky aktivitet përkujtimor shërbeu si homazh për të rënët dhe si kujtesë për brezat se liria e Kosovës u ndërtua me gjak, sakrificë dhe qëndresë të pathyeshme.
















