Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas të dhënave të deritanishme nga numërimi në Prishtinë, ku procesi ka arritur në 4.58%, përditësimi i fundit i regjistruar në orën 09:20 tregon se nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti kryeson me 1939 vota, ndërsa pas tij renditet Glauk Konjufca me 1621 vota.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më e votuara në kryeqytet deri tani është Vjosa Osmani me 646 vota, e pasuar nga Doarsa Kica-Xhelili me 621 vota.
Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë 597 vota, ndërsa pas tij renditet Uran Ismaili me 481 vota.
Sa i përket votave të Alancës, kandidati për kryeministër Ardian Gjini deri më tani ka grumbulluar 190 vota në Prishtinë, ndërsa ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka marrë 178 vota.











