Ka përfunduar numërimi i votave në Vushtrri, ku sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, Ferit Idrizi është fitues i garës dhe kryetar i komunës edhe për katër vite.
Pas numërimit të 100% të votave, Ferit Idrizi ka fitar 54.27%, ndërsa Sylejman Meholli ka fituar 45.73%.
Me këto vota Ferit Idrizi do të vazhdoj të qeveris edhe për katër vite Vushtrrinë.












