Mbi 70 përqind e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 1 mijë e 810 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti deri më tani ka 245 mijë e 222 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 190 mijë e 973 vota.
Shifrën prej 100 mijë votash e ka kaluar edhe Albulena Haxhiu, e cila deri më tan ka 100 mijë e 113 vota.
Pas Haxhiut në top dhjetëshen më të votuar të VV-së janë edhe Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçl, Hajulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila e Ejup Maqedonci.
Por mbrapa me vota ka mbetur Dimal Basha, i cili u zgjodh deputet edhe në legjislaturën e kaluar, e më pas edhe kryetar Kuvendi.
Basha deri më tani ka arritur të marrë 15,358 vota, duke qenë larg prej më të votuarve të partisë.
Aktualisht, ai renditet i 38-ti në listën e kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.














