Tashmë janë numëruar mbi 90 për qind e votave të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 7 qershorit. Më saktësisht, janë numëruar 90.87 për qind e votave nga KQZ-ja.
Aktualisht, në Lëvizjen Vetëvendosje më së shumti vota ka Albin Kurti, 218, 736 vota, ndërkaq Glauk Konjufca i ka 171,749 vota. Albulena Haxhiu ka 100,153 vota, teksa Hekuran Murati, 86 mijë e 878.
Te PDK-ja, më i votuari është Bedri Hamza, pasi ka 107,537 vota.
Te LDK-ja, Vjosa Osmani ka 72 mijë e 521 vota, teksa te Aleanca, Ardian Gjini, 38 mijë e 189 vota.











