Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacolli: Bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës po shkakton dëme milionëshe, kërkohet ndërhyrje urgjente

11/06/2026 - 18:53
në Lajme
A A
Pacolli: Bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës po shkakton dëme milionëshe, kërkohet ndërhyrje urgjente
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni dhe investitori Behgjet Pacolli ka reaguar për situatën në Aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar alarmant bllokimin e punimeve që, sipas tij, vazhdon që nga 18 maji 2026.

Në një deklaratë në ‘Facebook’, Pacolli thekson se punimet po pengohen nga veprime që, sipas vlerësimit të kompanisë koncesionare MABCO, bien në kundërshtim me ligjin dhe me vendime të formës së prerë të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë.

Ai ka bërë të ditur se bllokimi po shkakton dëme të konsiderueshme për interesin publik, ekonominë kombëtare, komunitetin lokal dhe vetë investitorin, duke nënvizuar se MABCO ka investuar mbi 310 milionë euro në projekt përmes kapitaleve, punimeve dhe garancive financiare.

Sipas Pacollit, vonesat në përfundimin e aeroportit nuk burojnë nga investitori, por nga procese dhe vendime kontradiktore gjyqësore, të cilat, sipas tij, kanë krijuar pasiguri juridike dhe kanë penguar zbatimin e vendimeve të instancave më të larta.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit, Prokurorisë dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për zhbllokimin e punimeve, rivendosjen e ligjshmërisë dhe hetimin e plotë të çdo veprimi apo mosveprimi që ka ndikuar në krijimin e kësaj situate.

Deklarata e plotë e tij:

DEKLARATË PUBLIKE

Situata në Aeroportin e Vlorës ka marrë përmasa alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë.

Që prej datës 18 Maj 2026, punimet në Aeroportin e Vlorës janë penguar dhe bllokuar nga veprime të ndërmarra nga një grup personash, të cilat, sipas vlerësimit tonë, bien në kundërshtim me ligjin dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë.

Ky bllokim po shkakton dëme të konsiderueshme dhe të vazhdueshme ndaj interesit publik, ekonomisë kombëtare, komunitetit lokal dhe investitorit koncesionar MABCO, i cili ka marrë përsipër dhe vazhdon të përballojë i vetëm barrën financiare të projektit, me një investim dhe angazhim shumëvjeçar që tejkalon vlerën prej 310 milionë eurosh me anë të injeksione kapitale, punime dhe garanci financiare. Gjithashtu, vonesat në përfundimin dhe vënien në operim të aeroportit, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga këto veprime penguese, po shkaktojnë pasoja serioze për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe po dëmtojnë rëndë imazhin e Republikës së Shqipërisë si një vend i sigurt për investimet strategjike dhe për garantimin e shtetit të së drejtës.

Duhet të theksohet se vonesat në realizimin e projektit nuk burojnë nga investitori, por nga veprime dhe procedura që kanë sjellë nxjerrjen e një sërë vendimesh kontradiktore dhe të kontestuara juridikisht nga gjykata të shkallës së parë, të cilat, në praktikë, kanë penguar ekzekutimin e vendimeve të instancave më të larta gjyqësore. Kjo situatë ka krijuar pasiguri juridike dhe ka cenuar parimet themelore të hierarkisë së vendimeve gjyqësore dhe të sigurisë juridike.

Vendime të tilla, të mbështetura nga veprime të personave të caktuar dhe të formalizuara përmes akteve gjyqësore përkatëse, përbëjnë shkakun kryesor të dëmeve ekonomike të sipërpërmendura, ndërsa njëkohësisht cenojnë rëndë autoritetin e sistemit të drejtësisë, rendin kushtetues dhe besimin e publikut në funksionimin e shtetit ligjor.

Po aq shqetësues mbetet fakti se, në raste të caktuara, zbatimi i këtyre veprimeve është shoqëruar me përfshirjen e strukturave shtetërore në rrethana që kërkojnë verifikim dhe hetim të plotë institucional, me qëllim garantimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e interesit publik.

Në këto rrethana, i bëjmë thirrje organeve kompetente të rendit, Prokurorisë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin me urgjencë veprimet e nevojshme për zhbllokimin e punimeve, rivendosjen e ligjshmërisë, garantimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe hetimin e plotë të çdo veprimi apo mosveprimi që ka kontribuar në krijimin e kësaj situate.

Çdo person që rezulton të ketë vepruar në kundërshtim me ligjin, të ketë shpërdoruar kompetencat e tij apo të ketë penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi.

MABCO mbetet plotësisht e angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet shtetërore, duke vënë në dispozicion të tyre të gjithë dokumentacionin, provat dhe informacionin e nevojshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe identifikimin e përgjegjësive përkatëse.

Shprehim besimin se organet ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë do të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe vendosmëri për të hetuar dhe zbardhur këtë rast të paprecedent, i cili ka shkaktuar dëme të rënda ekonomike, sociale dhe reputacionale, duke cenuar interesin publik, klimën e investimeve dhe besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit të së drejtës.

JU REKOMANDOJMË

Këta janë kandidatët e pafat me më së paku vota

Numërohen afër 90% e votave të kandidatëve – 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK
11/06/2026 - 19:38

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt fundit pasi tashmë janë procesuar 91, 39 për qind e vendvotimeve. Emrat që kryesojnë listat e secilës parti...

Më shumëDetails

Dita e Çlirimit, Haradinaj: Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së

Dita e Çlirimit, Haradinaj: Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së
11/06/2026 - 19:25

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit me rastin e Ditës së Çlirimit, duke bërë thirrje për nderim të përhershëm...

Më shumëDetails

SHBA-ja kërkon reflektim nga partitë: Ngërçi i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës

Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
11/06/2026 - 19:03

Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje në më pak se dy vite, gjë që e ka futur vendin në një ngërç të vazhdueshëm institucional dhe ka penguar progresin...

Më shumëDetails

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria jep detaje

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria jep detaje
11/06/2026 - 18:22

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar me inicialet S.M., lidhur me rastin e sulmit me kallashnikov ndaj një autobusi me udhëtarë...

Më shumëDetails

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
11/06/2026 - 18:10

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicën e Jugut, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Në njoftimin e PK-së, shtohet edhe se, arrestimi...

Më shumëDetails

Numërohen 90% e votave, kjo është rënditja e kandidatëve

KQZ: Votuesi mund të votojë vetëm një kandidat për Kuvend Komunal – nëse zgjedhë më shumë llogaritet vetëm vota për subjektin politik
11/06/2026 - 17:54

Tashmë janë numëruar mbi 90 për qind e votave të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 7 qershorit. Më saktësisht, janë numëruar 90.87 për qind...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Rreth 80% e votave të numëruara, këta janë emrat më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nuk po ndërtonin sipas lejes ndërtimore në Mitrovicë, i ndalohen punimet kompanisë së Burim Dibranit e Arben Zeqirit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    504 Shpërndaje
    Shpërndaje 202 Tweet 126

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë