Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon më numërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Tani kur po numërohen gati gjysma e votave, kjo është 5-sha me e votuar të partitë politike.
Albin Kurti prinë bindshëm me vota në Vetëvendosje. Ai deri tani ka marrë 108,439 Vota. Pas tij renditet Glauk Konjufca me 85,099 Vota, i ndjekur nga Albulena Haxhiu me 49,117 Vota. Në vend të katër renditet Hekuran Murati me 43,187 Vota e ndjekur nga Donika Gërvalla me 39,602 Vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza prinë më vota. Tani kur po numërohen gati gjysma e votave, Hamza ka marrë 54,178 Vota, i ndjekur nga Përparim Gruda me 33,947 Vota, pas tij është Arian Tahiri me 29,500 Vota. Uran Ismaili renditet i katërti me 26,448 Vota, ndërsa në top 5-shë është edhe Sala Jashari me 18,686 Vota, raporton IndeksOnline.
Vjosa Osmani vazhdon të prijë me vota në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo deri tani ka marrë 34,736 Vota, e pasuar nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 31,533 Vota, i ndjekur nga Doarsa Kica Xhelili me 24,603 Vota. Në vend të katër rëenditet Hykmete Bajrami me 19,526 Vota. Pjesë e top 5-shës me të votuar të LDK-së është edhe Avdullah Hoti me 17,895 Vota.
Listës së Aleancës me vota i prinë, Ardian Gjini me 17,582 Vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 15,775 Vota, i pasuar nga Daut Haradinaj me 11,999 Vota. Në vend të katër është Besnik Tahiri me 10,489 Vota dhe Bekë Berisha, i cili përmbyllë top 5-shën me të votuar në Aleancë, me 8,565 Vota.












