Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Numri i spermatozoideve tek burrat ka rënë përgjysmë në krahasim me 50 vite më parë, tregon studimi

19/11/2022 - 17:28
në Ndryshe
A A
Numri i spermatozoideve tek burrat ka rënë përgjysmë në krahasim me 50 vite më parë, tregon studimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë 50 viteve të fundit, numri i spermatozoideve njerëzore duket se ka rënë me më shumë se 50% në mbarë globin, sipas një rishikimi të përditësuar të literaturës mjekësore.

Nëse konfirmohen gjetjet dhe rënia vazhdon, mund të ketë implikime të rëndësishme për riprodhimin njerëzor. Studiuesit thonë se do të ishte gjithashtu një paralajmërues i rënies së shëndetit tek meshkujt në përgjithësi, pasi cilësia e spermës mund të jetë një shënues i rëndësishëm i shëndetit të përgjithshëm.

Në përgjithësi, studiuesit përcaktuan se numri i spermës ra me më shumë se 1% në vit mes periudhës 1973 – 2018. Studimi arriti në përfundimin se në nivel global, numri mesatar i spermës kishte rënë me 52% deri në vitin 2018.

Kur studiuesit e studimit e kufizuan analizën e tyre në disa vite, ata zbuluan se rënia e numrit të spermës dukej se po përshpejtohej, nga një mesatare prej 1.16% në vit pas 1973 në 2.64% në vit pas 2020.

“Është vërtet e jashtëzakonshme që rënia në fakt po rritet”, tha autori i studimit Dr. Hagai Levine, një epidemiolog dhe studiues i shëndetit publik në Shkollën e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Komunitare në Braun.

Në nivel popullsie, numri mesatar i spermatozoideve ra nga 104 milionë në 49 milionë për mililitër nga viti 1973 deri në vitin 2019. Numri normal i spermatozoideve konsiderohet të jetë mbi 40 milionë për mililitër.

Shkaqet e rënies janë të panjohura

Autorët e studimit thonë se nuk kishin të dhëna të mjaftueshme nga rajone të ndryshme për të qenë në gjendje të tregonin nëse disa vende kishin numër mesatar më të ulët të spermës se të tjerët ose nëse numri i spermës po binte më shpejt në zona të caktuara. Të dhënat nga 53 vende u përfshinë në rishikim.

Autorët gjithashtu nuk shikuan se çfarë mund të shkaktonte rënien.

Në kërkime të tjera, thotë Levine, ai dhe të tjerët kanë vënë në pah disa faktorë që lidhen me numërimin e ulët të spermës.

Dëmtimi i shëndetit riprodhues mund të fillojë që në mitër, raporton CNN,t ransmeton Klankosova.tv.

“Ne e dimë se stresi i nënës, pirja e duhanit nga nëna dhe veçanërisht ekspozimi ndaj kimikateve të prodhuara nga njeriu që janë në plastikë, pengojnë zhvillimin e sistemit riprodhues mashkullor”, tha Levine.

Mënyra e jetesës gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm. Obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik dhe dietat e pasura me ushqime ultra të përpunuara mund të jenë të gjitha fajtorët, tha ai.

“Të njëjtët faktorë që dëmtojnë shëndetin në përgjithësi zakonisht janë gjithashtu të dëmshëm për cilësinë e spermës”.

Rishikimi dhe konkluzionet e tij kanë ndezur një debat mes ekspertëve të fertilitetit mashkullor. Disa thonë se gjetjet janë reale dhe urgjente, por të tjerë thonë se nuk janë të bindur nga të dhënat, sepse metodat e numërimit të spermës kanë ndryshuar aq shumë me kalimin e kohës sa që nuk është e mundur të krahasohen numrat historikë dhe modernë.

Pothuajse të gjithë ekspertët pajtohen se çështja ka nevojë për më shumë studim.

JU REKOMANDOJMË

Cila është pija më hidratuese? Nuk është uji
Kuriozitete

Cila është pija më hidratuese? Nuk është uji

04/07/2025 - 22:21
Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror
Kuriozitete

Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

26/06/2025 - 10:10
Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin
Lajme

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

26/06/2025 - 10:08
5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Amerika është një makineri lufte e frikshme?
Ndryshe

5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Amerika është një makineri lufte e frikshme?

24/06/2025 - 00:44
Çka është ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme për naftën?
Lajme

Çka është ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme për naftën?

23/06/2025 - 17:53
Si funksionon B-2, bombarduesi miliardësh që goditi objektivat bërthamore të Iranit
Lajme

Si funksionon B-2, bombarduesi miliardësh që goditi objektivat bërthamore të Iranit

23/06/2025 - 11:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë