Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Deri më tani janë numruar 93.66% e votave nga rinumrimi.
Në bazë të rezultateve prinë Lëvizja Vetëvendosje me 27,365 Vota. Pas Vetëvendosjes rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 12,518 Vota.
Në vendin e tretë rënditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 6,379 Vota, ndërsa AAK-ja siguroi deri më tani 3,197 Vota.













