Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur mbledhjen e fundit për të këtë vit, në të cilën janë shqyrtuar dhe diskutuar disa pika të rendit të ditës.
Në fillim të kësaj mbledhje përfaqësuesit e Listës IDEAL bën të ditur se do të lëshojnë seancën e Kuvendit Komunal, me arsyetimin se kryetari Fadil Nura nuk e ka shkarkuar akoma nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Prokurimit, Haxhi Bejta, i cili është denuar me dy vite e gjysmë burgum për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ushtronte si punë dytësore pozitën e shefit të Prokurimit në Komunën e Leposaviqit.
Kryetari i IDEAL, Nuredin Lushtaku, ka publikuar fjalimin e asamblistit të listës së tij në Kuvendin Komunal.
“Lista IDEAL, e mbështetur edhe nga opozita, ka braktisur seancën e Kuvendit Komunal si shenjë revolte ndaj mosshkarkimit të Drejtorit të Prokurimit, Haxhi Bejta. Ky i fundit është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për bashkëpunim me serbët e Leposaviqit”, ka shkruar Nuredin Lushtaku krahas videos së publikuar.
Video nga seanca: KËTU