Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza “kopjon” Kurtin për 100 eurot, dërgon propozim në Kuvend për familjet mitrovicase me asistencë sociale – ekzekutimi pritet të bëhet pak ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

24/12/2024 - 21:30
në Kryesore, Lajme
A A
Hamza “kopjon” Kurtin për 100 eurot, dërgon propozim në Kuvend për familjet mitrovicase me asistencë sociale – ekzekutimi pritet të bëhet pak ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vikendin e kaluar kryeministri Kurti tha se Qeveria ka marrë vendim të ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët 0-16 vjeç. Ky veprim i tij mori kritika të shumta në oponionin publik, duke e cilësuar si formë e blerjes indirekte të votave.

Madje, Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin 4 vjeçar të saj.

Por pavarësisht këtyre kritikave, ndihmë prej 100 euro për kategori të caktuara në prag fushatës zgjedhore po planifikon të ndajë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili është kandidat i PDK-së kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ka marrë “dritën e gjelbër” për procedim tutje edhe propozim – vendimi për subvencionim të përfituesve të familjeve nga skema e ndihmës sociale në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Kjo pikë e rendit të do të shqyrtohet për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

Veriu.info mëson se përmbajtja e pikës “propozim – vendimi për subvencionim të përfituesve të familjeve nga skema e ndihmës sociale”, është që t’iu ndahen nga 100 euro gjitha familjeve që përfitojnë ndihmë sociale.

Në vitin 2022 dhe 2023 Komuna e Drejtuar nga Hamza kishte ndarë nga 100 euro pët familjet që marrin asistencë aociale, mirëpo këtë vit akoma kjo ndihmë nuk është realizuar.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se në mbledhje e radhës të Kuvendit Komunal që do të mbahet me 26 dhjetor (e enjte), edhe nëse miratohet ky propozim vendim, nuk do të ketë mundësi të shpërndahet kjo mbështetje financiare gjatë këtij viti.

Duke pasur parasysh në mundësia e pagesave nga buxheti i konsoliduar i Kosovës nis të bëhet tek në fund janarit, atëherë i bie që kjo pëkrahje financiare për familjet me asistencë sociale të Mitrovicës mund të ekzekutohet vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Apeli liron dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë

Apeli liron dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë
12/10/2026 - 17:34

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi që ishin arrestuar për sulm ndaj...

Më shumëDetails

Apeli liron dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë

Apeli liron dy veteranët e UÇK-së që ishin arrestuar për deputetin e pushtetit në protestë
12/10/2026 - 17:28

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi që ishin arrestuar për sulm ndaj...

Më shumëDetails

“Prova që trondit rastin Kuzhnini” – Avokati Berisha i kërkon Kryeprokurorit hetim urgjent: Fotografia ishte publikuar në Serbi vite më parë

“Prova që trondit rastin Kuzhnini” – Avokati Berisha i kërkon Kryeprokurorit hetim urgjent: Fotografia ishte publikuar në Serbi vite më parë
12/10/2026 - 17:16

Avokati Besnik R. Berisha, mbrojtës i Gjon Kuzhninit, i është drejtuar publikisht Kryeprokurorit të Shtetit me kërkesë për veprim urgjent institucional lidhur me një fotografi të përdorur në...

Më shumëDetails

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

Dëshmitari i 91-të i ZPS-së përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
12/10/2026 - 17:05

Më 17 nëntor, siç ka mësuar VOX Kosova, Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin në rastin “12”, aty ku ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për pengim të...

Më shumëDetails

“Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

“Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?
12/10/2026 - 16:38

Gazetari Lirim Mehmetaj dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, kanë pasur një përplasje të ashpër. Një status i gazetarit Mehmeti për deputetin e VV-së, Fatos...

Më shumëDetails

Nga identifikimi te balistika, Granit Plava rreshton arsyet për lirimin nga akuza për vrasjen e Liridonës

Nga identifikimi te balistika, Granit Plava rreshton arsyet për lirimin nga akuza për vrasjen e Liridonës
12/10/2026 - 15:58

Mbrojtja e Granit Plavës ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ai është dënuar me burgim të përjetshëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë