Pas shpalljes së datës së zgjedhje, partitë politike kanë filluar “gjahun” për votat të reja. Në këtë drejtim ka filluar skena politike të nxehet me aderimi. Deri me tani PDK-ja dhe LDK-ja kanë prezantuar përforcimet e reja. Këto parti kanë paralajmëruar se do të ketë edhe përforcime tjera.
Në këtë drejtim më aktive është treguar LDK-ja, e cila deri me tani ka prezantuar dy aderime.
Fillimisht, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si anëtar të ri të LDK-së e ka prezantuar gazetarin Festim Kabashi.
“Festim Kabashi, një prej emrave më të njohur e spikatur të gazetarisë, dokumentarëve dhe menaxhimit strategjik në mediat kosovare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës, nga gazetar terreni, tek moderatori, redaktori, producenti, deri te drejtuesi i kanaleve kryesore televizive, Festimi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të rrallë në informimin e publikut dhe ndërtimin e mediave kredibile në vend”, ka shkruar Abdixhiku.
Më pas, ai ka prezantuar edhe këngëtaren Adelina Thaçi si përforcim të dytë.
“Sot, Adelina Thaçi Meta hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik. Ajo i bashkohet LDK-së duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon. LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim. Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të. Dyert tona janë të hapura”, ka shkruar Abdixhiku.
Ditë më parë, edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hazma, ka prezantuar ardhjen e re në këtë parti.
Ai ka treguar se bëhët fjalë për ish-deputetin Shkumbin Demaliaj.
“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, këto dy parti pritet të përfocohen edhe me anëtar të koalicionit “Lista për Familjen”.
Gjithashtu, këto dy parti pritet të përforcohen edhe me anëtar të koalicionit “Lista për Familjen”.
Gjatë ditës së sotme pritet që personalitet të caktuara të këtij koalicioni t`i bashkohen PDK-së dhe LDK-së.
Ditëve të fundit janë përfolur edhe emra të ndryshëm të skenës politike dhe media të iu bashkohen këtyre partive politike.
Deri me tani vetëm LVV-ja dhe AAK-ja ende nuk kanë prezantuar ndonjë përforcim të ri.












