Një qytetar që sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, i cili pak minuta më parë e kishte ndalur deputeten Fitore Pacolli duke i thënë: “Je hajne me dokumenta”, ka tentuar të ndalë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“A, Albin!”, është dëgjuar qytetari duke e thirrur Kurtin, ndërsa shtonte se e njeh personalisht kreun e Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, Kurti nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën drejt Kuvendit, i shoqëruar nga truprojat.
Qytetarit iu pamundësua afrimi ndaj Kurtit edhe nga një police që ndodhej brenda oborrit të Kuvendit.