Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23/07/2025 - 09:50
në Lajme
A A
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe ka përfshirë botën para dy dekadash.

Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera.

Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona ku ekziston rreziku nga ky virus, i cili shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe mund të çojë në paaftësi afatgjate.

“Po shohim përsëritjen e historisë”, tha ajo, duke e krahasuar situatën aktuale me epideminë e viteve 2004-2005, e cila preku afro gjysmë milioni njerëz – kryesisht në territore të vogla ishullore – përpara se të përhapej në gjithë botën.

Vala e fundit e përhapjes nisi në fillim të vitit 2025, me shpërthime të mëdha në të njëjtat ishuj të Oqeanit Indian që ishin prekur edhe më parë, përfshirë La Reunionin dhe Mauritiusin.

Alvarez tha se virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e banorëve në La Reunion.

Përhapja po vazhdon edhe në vende të tjera, si Madagaskari, Somalia dhe Kenia, ndërsa raste të shumta janë shënuar edhe në Indi dhe në pjesë të Azisë Juglindore, sipas saj.

Një shqetësim i veçantë është edhe rritja e numrit të rasteve të importuara brenda Evropës.

Që nga 1 maji, në Francë janë regjistruar rreth 800 raste të importuara të virusit ‘chikungunya’, tha Alvarez.

‘Chikungunya’, për të cilën nuk ekziston trajtim specifik, mund të shkaktojë shpërthime të shpejta dhe të mëdha.

Për shkak se mushkonjat pickojnë gjatë ditës, parandalimi është thelbësor, duke përdorur insekticidë dhe veshje me mëngë të gjata, rekomandon OBSH-ja. /REL

JU REKOMANDOJMË

Pacolli e VV-së “harron” se familjarët e saj morën grante nga 100 mijë euro, kritikon Musliun: E ka votuar Demarkacionin
Lajme

Pacolli e VV-së “harron” se familjarët e saj morën grante nga 100 mijë euro, kritikon Musliun: E ka votuar Demarkacionin

23/07/2025 - 17:15
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar

23/07/2025 - 16:55
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Lajme

Arrestohen dy burra në Vushtrri

23/07/2025 - 16:41
Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Mërgimtarët drejt Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare

23/07/2025 - 16:12
Deputeti nga Malisheva i VV-së, Limajt: Kryeparlamentari nuk ju takon, nuk do ta keni
Lajme

Deputeti nga Malisheva i VV-së, Limajt: Kryeparlamentari nuk ju takon, nuk do ta keni

23/07/2025 - 15:58
“Doni Fruits” tentoi të fuste qepë të rrezikshme nga Serbia – AUV ndalon 23 tonë të kompanisë së biznesmenit të favorizuar nga pushteti
Lajme

“Doni Fruits” tentoi të fuste qepë të rrezikshme nga Serbia – AUV ndalon 23 tonë të kompanisë së biznesmenit të favorizuar nga pushteti

23/07/2025 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    262 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • E rëndë: Vdes në vendin e punës një punëtor, në objektin e kompanisë “Rroni-t Group” në Skenderaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është punëtori që humbi jetën sot në një objekt banesor në Skenderaj (Emri dhe mbiemri)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë (Dokument)

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë