Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Octopus: Serbia vazhdon rolin destabilizues në Ballkan, komuniteti ndërkombëtar ta rivlerësojë qasjen ndaj regjimit të Vuçiqit

02/10/2024 - 18:05
në Kryesore, Lajme
A A
Octopus: Serbia vazhdon rolin destabilizues në Ballkan, komuniteti ndërkombëtar ta rivlerësojë qasjen ndaj regjimit të Vuçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot në Prishtinë është mbajtur konferenca “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane” e organizuar nga Octopus.

Në këtë konferencë janë nxjerrë disa konkluzione. Së pari lufta në Ukrainë ka nënvizuar urgjencën që NATO dhe BE të marrin masa të shpejta dhe konkrete për të forcuar unitetin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Kjo përfshin mbrojtjen e kufijve gjeopolitikë nga ndikimet e jashtme, nga lufta konvencionale, siç është rasti në Ukrainë, apo përmes metodave jo-konvencionale që kërcënojnë pjesë të ndryshme të Evropës.”

Konkluzioni i dytë është se agresioni rus ka përforcuar përdorimin e strategjive hibride, përfshië ndërhyrjet në zgjedhje në vende demokratike.

“Agresioni rus ka përforcuar përdorimin e strategjive hibride, përfshirë ndërhyrjet në zgjedhjet elektorale të vendeve demokratike, propagandën, dhe përhapjen e dezinformatave. Këto veprime kanë krijuar një klimë destabilizimi që kërkon reagim të koordinuar nga vendet perëndimore dhe ato pro-perëndimore, duke forcuar kapacitetet për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë kombëtare dhe ruajtjen e paqes.”

Konkluzioni i tretë është që “Rusia jo vetëm që përdor shtete si “proxy” për të arritur qëllimet e saj strategjike, por gjithashtu mbështet aktorë jo-shtetërorë që paraqesin kërcënime të rritura për sigurinë ndërkombëtare. Këta aktorë përbëjnë një sfidë në rritje dhe kërkojnë një qasje të unifikuar dhe vendimtare nga bashkësia ndërkombëtare për t’i ndaluar përmes masave të forta dhe efektive”.

I katërti është që ngjarjet e fundit e kanë theksuar domosdoshmërinë për të hartuar dhe zbatuar strategji afatgjata të sigurisë.

“Ngjarjet e fundit kanë theksuar domosdoshmërinë për të hartuar dhe zbatuar strategji afatgjata të sigurisë, duke përfshirë mbështetje ekonomike, ushtarake dhe teknologjike për vendet që përballen me rrezikun e destabilizimit nga Rusia dhe aleatët e saj. Një përgjigje e tillë gjithëpërfshirëse është thelbësore për të ruajtur stabilitetin dhe integritetin territorial të Evropës.”

Po ashtu Kosova dhe vendet e rajonit që duan ta ruajnë perspektivën evropiane duhet të angazohhen në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë dhe sovranitetit.

“Kosova dhe vendet e rajonit që duan të ruajnë perspektivën Evropiane, duhet të angazhohen në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë dhe sovranitetit ku vendet perëndimore e kanë për obligim edhe për shkak të sigurisë së tyre të ndihmojnë këtë brez gjeopolitik në Ballkan dhe të i japin fund ndikimit të Rusisë dhe proxyve të saj.”

Konkluzion përfundimtar është nxjerrë që Serbia vazhdon të luajë rol destabilizues në Ballkan dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta rivlerësojë qasjen e tij ndaj regjimit të Vuçiqit.

“Si përfundim, Serbia vazhdon të luajë një rol destabilizues në Ballkan, me ambiciet e saj të vazhdueshme territoriale në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë që përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale. Nën udhëheqjen e Presidentit Vuçiç, tendencat autoritare të Serbisë janë forcuar, së bashku me mbështetjen e saj në retorikën nacionaliste dhe taktikat hibride të luftës. Kjo trajektore minon vlerat demokratike dhe destabilizon vendet fqinje, duke përkeqësuar gjithashtu tensionet me komunitetin ndërkombëtar.

Duke pasur parasysh këtë realitet, komuniteti ndërkombëtar duhet të rivlerësojë qasjen e tij ndaj regjimit të Vuçiqit. Është i nevojshëm një qëndrim më i vendosur, ai që do të mbajë Serbinë përgjegjëse për veprimet e saj dhe do ta bëjë presion që të braktisë axhendën e saj revizioniste. Pa një përgjigje vendimtare dhe të unifikuar ndërkombëtare, qëndrimi agresiv i Serbisë do të vazhdojë të nxisë destabilitetin në Ballkan, duke kërcënuar paqen dhe zhvillimin afatgjatë në rajon.”

JU REKOMANDOJMË

Blindat shqiptare në Kosovë, Latifi: Mu kujtua beja e pleqve “Pasha ato tri ditë të Shqipnisë”
Lajme

Blindat shqiptare në Kosovë, Latifi: Mu kujtua beja e pleqve “Pasha ato tri ditë të Shqipnisë”

19/07/2025 - 21:14
Guxo prezanton kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit
Lajme

Guxo prezanton kandidatin e saj për kryetar të Gjilanit

19/07/2025 - 21:12
Skandal, gjykatësi në Prizren ndërtoi villë me leje për “objekt bujqësor”
Lajme

Skandal, gjykatësi në Prizren ndërtoi villë me leje për “objekt bujqësor”

19/07/2025 - 21:04
Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit
Lajme

Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit

19/07/2025 - 20:39
Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Lajme

Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

19/07/2025 - 20:07
Mendimi për motin: Bëhuni gati për valën e katërt të nxehtësisë, temperaturat deri në 40C
Lajme

Mendimi për motin: Bëhuni gati për valën e katërt të nxehtësisë, temperaturat deri në 40C

19/07/2025 - 19:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë