Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Octopus: Serbia vazhdon rolin destabilizues në Ballkan, komuniteti ndërkombëtar ta rivlerësojë qasjen ndaj regjimit të Vuçiqit

02/10/2024 - 18:05
në Kryesore, Lajme
A A
Octopus: Serbia vazhdon rolin destabilizues në Ballkan, komuniteti ndërkombëtar ta rivlerësojë qasjen ndaj regjimit të Vuçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot në Prishtinë është mbajtur konferenca “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane” e organizuar nga Octopus.

Në këtë konferencë janë nxjerrë disa konkluzione. Së pari lufta në Ukrainë ka nënvizuar urgjencën që NATO dhe BE të marrin masa të shpejta dhe konkrete për të forcuar unitetin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Kjo përfshin mbrojtjen e kufijve gjeopolitikë nga ndikimet e jashtme, nga lufta konvencionale, siç është rasti në Ukrainë, apo përmes metodave jo-konvencionale që kërcënojnë pjesë të ndryshme të Evropës.”

Konkluzioni i dytë është se agresioni rus ka përforcuar përdorimin e strategjive hibride, përfshië ndërhyrjet në zgjedhje në vende demokratike.

“Agresioni rus ka përforcuar përdorimin e strategjive hibride, përfshirë ndërhyrjet në zgjedhjet elektorale të vendeve demokratike, propagandën, dhe përhapjen e dezinformatave. Këto veprime kanë krijuar një klimë destabilizimi që kërkon reagim të koordinuar nga vendet perëndimore dhe ato pro-perëndimore, duke forcuar kapacitetet për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë kombëtare dhe ruajtjen e paqes.”

Konkluzioni i tretë është që “Rusia jo vetëm që përdor shtete si “proxy” për të arritur qëllimet e saj strategjike, por gjithashtu mbështet aktorë jo-shtetërorë që paraqesin kërcënime të rritura për sigurinë ndërkombëtare. Këta aktorë përbëjnë një sfidë në rritje dhe kërkojnë një qasje të unifikuar dhe vendimtare nga bashkësia ndërkombëtare për t’i ndaluar përmes masave të forta dhe efektive”.

I katërti është që ngjarjet e fundit e kanë theksuar domosdoshmërinë për të hartuar dhe zbatuar strategji afatgjata të sigurisë.

“Ngjarjet e fundit kanë theksuar domosdoshmërinë për të hartuar dhe zbatuar strategji afatgjata të sigurisë, duke përfshirë mbështetje ekonomike, ushtarake dhe teknologjike për vendet që përballen me rrezikun e destabilizimit nga Rusia dhe aleatët e saj. Një përgjigje e tillë gjithëpërfshirëse është thelbësore për të ruajtur stabilitetin dhe integritetin territorial të Evropës.”

Po ashtu Kosova dhe vendet e rajonit që duan ta ruajnë perspektivën evropiane duhet të angazohhen në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë dhe sovranitetit.

“Kosova dhe vendet e rajonit që duan të ruajnë perspektivën Evropiane, duhet të angazhohen në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë dhe sovranitetit ku vendet perëndimore e kanë për obligim edhe për shkak të sigurisë së tyre të ndihmojnë këtë brez gjeopolitik në Ballkan dhe të i japin fund ndikimit të Rusisë dhe proxyve të saj.”

Konkluzion përfundimtar është nxjerrë që Serbia vazhdon të luajë rol destabilizues në Ballkan dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta rivlerësojë qasjen e tij ndaj regjimit të Vuçiqit.

“Si përfundim, Serbia vazhdon të luajë një rol destabilizues në Ballkan, me ambiciet e saj të vazhdueshme territoriale në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë që përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale. Nën udhëheqjen e Presidentit Vuçiç, tendencat autoritare të Serbisë janë forcuar, së bashku me mbështetjen e saj në retorikën nacionaliste dhe taktikat hibride të luftës. Kjo trajektore minon vlerat demokratike dhe destabilizon vendet fqinje, duke përkeqësuar gjithashtu tensionet me komunitetin ndërkombëtar.

Duke pasur parasysh këtë realitet, komuniteti ndërkombëtar duhet të rivlerësojë qasjen e tij ndaj regjimit të Vuçiqit. Është i nevojshëm një qëndrim më i vendosur, ai që do të mbajë Serbinë përgjegjëse për veprimet e saj dhe do ta bëjë presion që të braktisë axhendën e saj revizioniste. Pa një përgjigje vendimtare dhe të unifikuar ndërkombëtare, qëndrimi agresiv i Serbisë do të vazhdojë të nxisë destabilitetin në Ballkan, duke kërcënuar paqen dhe zhvillimin afatgjatë në rajon.”

JU REKOMANDOJMË

Këta janë ish-deputetët më aktiv në Kuvend sipas raportit të IKD-së

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
12/05/2026 - 15:43

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport përmes të cilit është bërë një analizë e funksionimit të Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj legjislature, duke trajtuar mënyrën...

Më shumëDetails

Nën udhëheqjen e prokurorit Ardian Mehmeti aksion në klinikat e QKUK-së, dyshime për manipulime me barna esenciale e listat e pritjes për intervenime invazive

Nën udhëheqjen e prokurorit Ardian Mehmeti aksion në klinikat e QKUK-së, dyshime për manipulime me barna esenciale e listat e pritjes për intervenime invazive
12/05/2026 - 15:33

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale në Prishtinë, kanë zbarkuar sot në klinikat e ShSKUK-së në Prishtinë, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Rreth 60 mijë aplikime nga diaspora për të votuar me 7 qershor

Elezi: Edhe 10 ditë afat për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
12/05/2026 - 15:26

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për FrontOnline ka bërë të ditur se procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës po vazhdon me interesim...

Më shumëDetails

Kolonel Skender Hoxha aderon në PDK

Kolonel Skender Hoxha aderon në PDK
12/05/2026 - 15:14

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka mirëpritur kolonel në listën e partisë, Skender Hoxhën, ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atashe ushtarak i Kosovës...

Më shumëDetails

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash
12/05/2026 - 15:03

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë euro nga kasaforta. Lajmin...

Më shumëDetails

Pronari i kompanisë ‘Arditi Tours’ dyshohet se rrahu kondukterin e “Auloni Tours” në Suharekë, detaje

Pronari i kompanisë ‘Arditi Tours’ dyshohet se rrahu kondukterin e “Auloni Tours” në Suharekë, detaje
12/05/2026 - 14:58

Një incident fizik ka ndodhur sot në dalje të autostradës në Suharekë, ku është sulmuar një kondukter i kompanisë “Auloni Tours”. Sipas burimeve të Insajderit, pronari i kompanisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Xhevahir Geci heq dorë nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë