Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oda Ekonomike: Liberalizmi i vizave do të mund të ndikojë edhe më shumë në tkurrjen e fuqisë punëtore

06/05/2023 - 17:41
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Oda Ekonomike: Liberalizmi i vizave do të mund të ndikojë edhe më shumë në tkurrjen e fuqisë punëtore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen mund të ndikojë edhe në mungesën e fuqisë punëtore, problematikë që edhe aktualisht mbetet mjaft sfiduese edhe për bizneset. Edhe pse liberalizimi ka kritere të qarta, për komunitetin e biznesit kjo mund të shërbejë për të eksploruar terrenin për mundësitë e punësimit në vendet e tjera.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se mungesa e fuqisë punëtore duhet të shihet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës.

Ai thotë se rrezik për mungesë të punëtorëve mbetet padyshim edhe liberalizimi i vizave.

“Ka një rrezik, mungesa e fuqisë punëtore mund të shndërrohet në një problem të madh të zhvillimit për bizneset kosovare, dhe si i tillë duhet të trajtohet me seriozitet dhe të shihet bashkërisht përmes një dialogu gjithëpërfshirës ndërmjet qeverise dhe sektorit privat se çfarë mund të bëhet që një problematike e tillë të marr një epilog të duhur…Mirëpo, është një shqetësim që ekziston në mesin e bizneseve që pas 1 janarit të vitit 2024 kur pritet të ndodhë përfundimisht liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndikojë në tkurrjen e fuqisë punëtore…”, thotë Zeka për KosovaPress.

Zeka bën thirrje bizneseve dhe qeverisë që të angazhohen në përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

Një nga sektorët e bizneseve që po dëmtohet më së shumti nga mungesa e punëtorëve është gastronomia.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica thotë se e gjithë kjo ka ardhur si shkak i mosrespektimit të punëtorëve ndër vite.

Vranica shprehet se nëse vazhdon ky fenomen, shumica e bizneseve do të jenë te detyruara të mbyllen.

Se mungesa e punëtorëve po vërehet dukshëm e thotë edhe menaxheri i një kafiterie në Prishtinë.

Ndriçim Binishi, i cili punon në një nga kafiteritë në kryeqytet, thotë për KosovaPress se e kanë të vështirë të punojnë me mungesë të punëtorëve.

Binishi kërkon nga qeveria që të merr ndonjë masë për t’i ndihmuar bizneset, pasi sipas tij, do të vijnë te mbyllja e shumë bizneseve.

Ndërkaq, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bëhet e ditur se vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë shuar 445 biznese. Një përgjigje me shkrim nga MINT thuhet se në këtë periudhë janë regjistruar 3078 biznese të reja.

Aktualisht, procedurat për hapjen e një biznesi në Kosovë janë shumë më të lehta sesa për mbylljen e tij, ku ka procedura burokratike./KP/

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë