Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ofendime e ngacmime seksuale që tre vite në rrjetet sociale – Flutura Kusari ushtron kallëzim penal ndaj përkrahësit të VV-së

20/06/2025 - 11:02
në Lajme
A A
Ofendime e ngacmime seksuale që tre vite në rrjetet sociale – Flutura Kusari ushtron kallëzim penal ndaj përkrahësit të VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Juristja e njohur, Flutura Kusari me anë të një postimi ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj përkrahësit të VV-së, Mentor Llugaliu.

Ky i fundit që tre vite në mënyrë konstante, në profilin e tij në Facebook, e ka ofenduar e ngacmuar seksualisht Flutura Kusarin.

“Mickojë” ky është njëri nga termat që Llugaliu ka përdorur në postimet e tij për të portretizuar juristen kosovare.

“Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i pandehuri Mentor Llugaliu më ka ngacmuar online – në mënyrë të obsesionuar – për tre vite duke publikuar të paktën 101 postime në Facebook të cilat kanë gjeneruar mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente.”, shkroi ndër të tjera Kusari.

Ajo tha se ofendimet dhe ngacmimet me përmbajtje kërcënuese e seksuale i kanë shkaktuar shqetësim asaj dhe familjes.

13 organizata ndërkombëtare sot kanë dal në mbështetje të Flutura Kusarit.

Postimi i plotë:

Kallëzim penal për ngacmim të obsesionuar online trevjeçar

Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i pandehuri Mentor Llugaliu më ka ngacmuar online – në mënyrë të obsesionuar – për tre vite duke publikuar të paktën 101 postime në Facebook të cilat kanë gjeneruar mbi 42,000 pëlqime, 700 shpërndarje dhe 2,200 komente.

Kjo vëmendje e padëshirueshme dhe e vazhdueshme nga ana e tij përmes postimeve denigruese është bërë me qëllim të më ngacmojë, të më frikësojë dhe të më sjellë shqetësim emocional mua dhe familjes time, gjë që ai ia ka arritur me sukses.

Ngacmimi me përmbajtje edhe kërcënuese dhe seksuale dhe përndjekja trevjeçare online në mënyrë obsesive nga i pandehuri Llugaliu, është bërë në shenjë hakmarrjeje për aktivizmin tim në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së ku ai ka dështuar të bëhet anëtar.

Përmes postimeve, ai më mban mua përgjegjëse për faktin që deputetët nuk e kanë votuar atë për anëtar bordi të RTK-së.

Profili i tij është i mbushur përplot me ngacmime online edhe ndaj grave të tjera që janë prezente në jeten publike. Prandaj, jam e bindur që qëllimi kryesor i ngacmimit dhe ofrimit të platformës së tij që edhe të tjerët të më ngacmojnë ka qenë dhe mbetet që të më dehumanizojë dhe të më largojë mua dhe gratë e tjera nga jeta publike.

Për tre vite kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re dhe sepse jam frikësuar që kallëzimi penal do ta nxisë të pandehurin Llugaliu që të më ngacmojë edhe më shumë. Kam vendosur të filloj procedurën penale kundër tij pasi ai filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim. Ata nuk duhet të pagujnë çmim për aktivizmin tim.

Tash është në dorë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës të vendosë për këtë rast të ngacmimit të obsesionuar online që ka zgjatur tre vite.

Kallëzimi penal është përgatitur nga Kosovo Law Institute/Instituti i Kosovës për Drejtësi, ndërsa unë përfaqësohem nga avokatja Albulena Ukimeri.

Për të interesuarit rreth këtij rasti, këtu mund të gjeni

Letrën mbështetëse nga 13 organizata ndërkombëtare të botuar sot- https://www.ecpmf.eu/kosovo-steadfast-support-for…/…

Kallëzimin penal kundër të pandehurit Llugaliu – https://docs.google.com/…/1NED91DIZSQesFGI9n…/edit… 

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet në operim njësia A3 e termocentralit “Kosova A”
Lajme

E PAPRECEDENTË: Për herë të parë në 25 vite, Kosova zero prodhim të energjisë elektrike

20/06/2025 - 14:29
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Këta janë dy eprorët e Policisë në Pejë që IPK kërkon t’i suspendojë – Dyshohen për ndërhyrje në rast penal

20/06/2025 - 14:05
“Kosova shtet i përkohshëm”, Peci: Të gjithë duhet të distancohen nga deklaratat e dëmshme të Liburn Aliut
Lajme

Eskalon Faton Peci, e quan “pishpirik” Lumir Abdixhikun!

20/06/2025 - 13:42
Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit- Avokati tregon se cila është frika e familjes së Liridonës!
Lajme

Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit- Avokati tregon se cila është frika e familjes së Liridonës!

20/06/2025 - 13:32
Nesër do të mbahet nga ora 10:00 Provimi i Maturës Shtetërore
Lajme

Nesër do të mbahet nga ora 10:00 Provimi i Maturës Shtetërore

20/06/2025 - 13:30
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
Kuriozitete

Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork

20/06/2025 - 13:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Raketa balistike iraniane godet rrokaqiell në Tel Aviv, banorët kërkojnë ndërhyrje amerikane ndaj Iranit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AAK drejt fundosjes politike, sipas sondazhit të UBO Consulting nuk e kalon pragun

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë