Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Olluri: Kurti e mbronte Nagip Krasniqin me tërë fuqinë, a Nagip zeza tu punu cullak në zyrë

19/11/2024 - 22:42
në Kryesore, Lajme
A A
Olluri: Kurti e mbronte Nagip Krasniqin me tërë fuqinë, a Nagip zeza tu punu cullak në zyrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Parim Olluri ka shkruar pas reagimit të ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK’ut, Nagip Krasniqit, lidhur me konfirmimin e ekzistencës së një bisede telefonike në formë videoje me përmbajtje intime, e cila dyshohet të jetë zhvilluar me një të mitur.

Olluri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka kujtuar kohën kur kryeministri Kurti mbronte Nagip Krasniqin pas arrestimit të tij lidhur me tenderët një-burimorë, shkruan Insajderi.

“Albin Kurti e mbronte Nagip Krasniqin me tere fuqine. Ne parlament. I shante te gjithe. Nagipin e lavderonte per punetor te dalluar. A Nagip zeza tuj punu cullak ne zyre. Nashta ne VV eshte vlere kjo”, deklaroi Olluri.

 

 

Nagip Krasniqi me anë të një reagimi në ‘Facebook’ në mënyrë implicite ka konfirmuar ekzistencën e kësaj videoje, teksa në anën tjetër e ka quajtur edhe fabrikim.

“Para tre ditësh njëri prej tyre veçse e paraqiti një rrëfim për “videon” intime të “një zyrtari të lartë”. Të njëjtët me paramendim e kanë shtuar përgjatë kohës edhe termin “minorene” apo “e mitur”. Të dashur miq, shokë e ish-kolegë, E kanë fjalën për mua.

Tashmë prej ditësh qarkullojnë në telefonat e njëri-tjetrit politikanë, hetues, prokurorë e pronarë portalesh një material video bashkë me shënimin “ky është ish drejtori i KEK-ut”. Dyshohet që është me një të “mitur.””, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka akuzuar hetuesit dhe Prokurorinë Speciale për “posedim të jetës private”.

“Në prillin e vitit 2023, Prokuroria Speciale autorizoi policët hetues të bastisnin banesën time, zyrën time, konfiskuan gjësende të miat personale, laptopin e telefonin tim. Prej andej ata patën çasje në e-mailin dhe të gjitha adresat e mia”, deklaroi ndër të tjera Krasniqi.

Para tri ditësh, gazetari Parim Olluri ka paralajmëruar një mega skandal, ku përmes një videoje të postuar në Facebook e ka shpjeguar rastin në detaje.

Olluri thotë se një zyrtar i lartë i VV-së është përfshirë në një skandal shumë të rëndë.

“Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në një skandal shumë të rëndë. Protagonist i skandalit është person i afërt, i rrethit të ngushtë të kryeministrit, Albin Kurti,” ka thënë Olluri.

Gazetari ka thënë se vepra e zyrtarit të VV-së “është vepër e rëndë penale, dhe veprim i rëndë amoral, idiotesk.”

Gazeta Insajderi e posedon videon, por për shkak të përmbajtjes, redaksia ka vendosur të mos e publikojë. Ndaj, Olluri ka shpjeguar se çfarë shfaqet në ato pamje.

“Rasti është i ngjashëm me atë të gazetarit nga Shqipëria, Sokol Balla. Në vitin 2015, ishte publikuar një video ku tregohej se Sokoli kishte biseduar në ‘Skype’ me një grua. Ajo video ishte publikuar në internet, ku shihej Sokoli ‘lakuriq’. Ai tregonte ‘asetet’ e tij. Por, Sokoli në atë video bisedonte me një grua që supozohej të ishte e dashura e tij.”

Olluri ka shpjeguar se në rastin e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, në bisedën telefonike shihet të jetë një vajzë që dyshohet të jetë nën moshën 18 vjeçare.

“Ndërkaq, në këtë aspekt njeriu i Kurtit është më ndryshe, pasi në videon që e posedon Insajderi, dyshohet se është duke biseduar me një vajzë të mitur”.

JU REKOMANDOJMË

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës
Lajme

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës

03/07/2025 - 23:50
Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë
Kryesore

Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë

03/07/2025 - 22:43
Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat
Lajme

Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat

03/07/2025 - 22:08
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Lajme

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan

03/07/2025 - 22:05
Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik
Lajme

Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik

03/07/2025 - 22:04
Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale
Lajme

Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale

03/07/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë