Gazetari Parim Olluri, ka folur për zgjedhjet e 7 qershorit të së dielës.
I ftuar në Pressing në T7, Olluri, ka thënë se Albin Kurti, është që ‘’ pa prek punë me dorë e run fuqinë e votave 45/50’’.
‘’Nëse një kryeministër në çdo vend evropian të mundshëm, i fiton 50% edhe realizon projekte të mëdha, atëherë hall i koftë, por të rasti i Kurtit, e kemi rast sui generis, ti te Kurti e ki projektin e Lupçit e çojnë dërrasën e vadës. Është i vetmi kryeministër pa prek punë me dorë e run fuqinë e votave 45/50. Edhe nëse dikush që është kaq demel dhe pa punëtor nuk ka gjasa me ra nën 40%, atëherë problemi është më i madh, i bie që problemi është edhe te opozita që nuk po ofrohet alternativë. Opozita nuk po hyn me besu në kauzën e tyre që mund ta rrëzojnë Kurtin’’, ka thënë Olluri.












