Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

05/06/2026 - 20:58
në Lajme
A A
Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar në meritë theksoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen nga Tivati, vendi ku po zhvillon punimet samiti i bllokut europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarja e lartë theksoi në mënyrë të veçantë progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën e integrimit.

“Zgjerimi bazohet në meritë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë i ngadaltë. Në fakt, ai duhet të bëhet më i shpejtë, më i besueshëm dhe më i dukshëm për qytetarët, si në vendet kandidate ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së.

Tani ekziston një moment shumë i përshtatshëm të cilin ne duhet ta kthejmë në veprim konkret, e më pas në anëtarësim. Edhe Mali i Zi dhe Shqipëria po bëjnë punë shumë të mirë dhe janë afër qëllimit të tyre”, u shpreh Von der Leyen.

Më herët, Gjermania dhe Franca paraqitën një non-paper për Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin joformal, Berlini dhe Parisi i kërkojnë Komisionit Europian të hartojë propozime që do të lehtësonin integrimin gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian.

Sipas propozimit, vendet që afrohen me anëtarësimin do të mund të përfitonin më herët nga disa avantazhe të tregut të brendshëm europian, dhe një përfshirje më të madhe të shteteve kandidate në proceset institucionale të BE-së.

“Politika e zgjerimit ka nevojë për një shtysë të re. Samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor më 5 qershor dhe me Moldavinë më 22 qershor përbëjnë një mundësi që nuk duhet humbur.

Qëllimi i përbashkët është përfundimi i Bashkimit Evropian si një union vërtet evropian. Për të arritur këtë synim dhe për t’i dhënë një dinamikë të re procesit, duhet të krijohen stimuj shtesë përmes integrimit gradual të bazuar në meritë. Njëkohësisht, procesi aktual i zgjerimit duhet të thjeshtohet për t’u bërë më efikas dhe për të mundësuar integrim më të shpejtë e më të thellë, në përputhje me kriteret e Kopenhagës”, thuhet në dokument.

Gjermania dhe Franca nënvizojnë se objektivi përfundimtar mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian. Sipas tyre, integrimi gradual nuk synon të zëvendësojë anëtarësimin e plotë dhe as të zgjasë rrugën drejt tij.

JU REKOMANDOJMË

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme nga ish bashkëluftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme nga ish bashkëluftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik
05/06/2026 - 21:58

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka marrë mbështetje të fuqishme nga ish bashkëluftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Veteranët e...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK nuk vjen për një Kosovë të një pale a partie, por për Kosovë të të gjithëve

Abdixhiku: LDK nuk vjen për një Kosovë të një pale a partie, por për Kosovë të të gjithëve
05/06/2026 - 21:45

‘’Kur të ecë Kosova përpara, do të ecin para edhe kundërshtarët tanë politikë’’, deklaroi Abdixhiku në tubimin e LDK-së. Kjo sepse sipas tij rrugët që do t’i ndërtojnë...

Më shumëDetails

Jeff Hovenier: Presidentja Osmani ka luajtur rol konstruktiv në raportet Kosovë-ShBA 

Jeff Hovenier: Presidentja Osmani ka luajtur rol konstruktiv në raportet Kosovë-ShBA 
05/06/2026 - 21:42

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë për Rubikon në Klan Kosova, ka vlerësuar angazhimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në ruajtjen e raporteve Kosovë-ShBA. Ndonëse ai...

Më shumëDetails

Olluri: Kurti i vetmi kryeministër që pa prekë punë me dorë i merr 50%, opozita s’po beson në kauzën e tyre se mund ta rrëzojnë

Olluri: Kurti i vetmi kryeministër që pa prekë punë me dorë i merr 50%, opozita s’po beson në kauzën e tyre se mund ta rrëzojnë
05/06/2026 - 21:38

Gazetari Parim Olluri, ka folur për zgjedhjet e 7 qershorit të së dielës. I ftuar në Pressing në T7, Olluri, ka thënë se Albin Kurti, është që ‘’...

Më shumëDetails

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA
05/06/2026 - 21:26

Lojtarëve të futbollit të Iranit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës u është dhënë viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, vetëm 10 ditë...

Më shumëDetails

Osmani në tubimin përmbyllës të LDK-së: Kosova meriton më shumë, po hapet një kapitull i ri i historisë

Osmani në tubimin përmbyllës të LDK-së: Kosova meriton më shumë, po hapet një kapitull i ri i historisë
05/06/2026 - 21:20

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin përmbyllës në tubimin e kësaj partie në Prishtinë, duke thënë se vendi po hyn në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    275 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë