Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në tri komuna të vendit: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë” tha Kelani.