Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Operacioni i Policisë zbulon laboratorë që rrezikonin shëndetin publik, dy pronarë laboratorësh në Fushë Kosovë në pranga

06/05/2025 - 21:29
në Kryesore, Lajme
A A
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, përkatësisht hetues policorë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë mbyllur dy laboratorë dhe kanë arrestuar pronarët e tyre në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Pas kontrollit në këta laboratorë u zbulua se ushtronin veprimtari të kundërligjshme, duke kryer analiza laboratorike pa personel të licencuar.

“Në vendngjarje janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm, një vulë dhe materiale të tjera relevante për hetim. Po ashtu, dy persona ( pronarë të dy laboratorëve) janë arrestuar dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit me urdhër të Prokurorisë kompetente.” – thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policorë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë ndërmarrë sot një operacion hetimor në qytetin e Fushë Kosovës, ku janë kontrolluar dy laboratorë të analizave biokimike, të cilët dyshohet se operonin në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Hetimet kanë filluar pas pranimit të informatave relevante që tregonin për zhvillimin e veprimtarive të paligjshme në këto subjekte shëndetësore, përfshirë kryerjen e analizave pa praninë e personelit të licencuar sipas kërkesave ligjore. Në kuadër të hetimeve janë aplikuar edhe masa të veçanta hetimore, të cilat kanë mundësuar mbledhjen e provave materiale që mbështesin dyshimet fillestare.
Gjatë operacionit të kontrollit në terren, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, që kanë rezultuar me mbylljen e funksionimit të aktivitetit të këtyre laboratorëve.
Në vendngjarje janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm, një vulë dhe materiale të tjera relevante për hetim. Po ashtu, dy persona ( pronarë të dy laboratorëve) janë arrestuar dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit me urdhër të Prokurorisë kompetente.
Të gjitha veprimet janë realizuar nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Hetimet janë në vazhdim dhe institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Inkurajojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e shërbimeve shëndetësore dhe të raportojnë çdo dyshim për veprimtari të paligjshme pranë autoriteteve përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

“Nafta 1.82 euro” – Berjani: Kosova me çmimet më të lira në rajon për derivate, kur nisi lufta në Ukrainë ishin më lartë

“Nafta 1.82 euro” – Berjani: Kosova me çmimet më të lira në rajon për derivate, kur nisi lufta në Ukrainë ishin më lartë
31/03/2026 - 12:29

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale në tregun e derivateve, ku sipas tij Kosova vazhdon të ketë çmime...

Më shumëDetails

ZRrE: Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së, liberalizimi i tregut të energjisë i ligjshëm

ZRrE: Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së, liberalizimi i tregut të energjisë i ligjshëm
31/03/2026 - 12:05

Zyra e Rregullatorit për Energji përmes një komunikate ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën e Partisë Demokratike të...

Më shumëDetails

Ndeshja Kosovë-Turqi, Gashani takohet me ministrin turk Osman Aşkın Bak

Ndeshja Kosovë-Turqi, Gashani takohet me ministrin turk Osman Aşkın Bak
31/03/2026 - 11:56

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka pritur në takim ministrin turk të Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në...

Më shumëDetails

“Duam siguri absolute për ekipin tonë” – Ambasada e Turqisë dërgon notë verbale, kërkon siguri maksimale për kombëtaren turke

“Duam siguri absolute për ekipin tonë” – Ambasada e Turqisë dërgon notë verbale, kërkon siguri maksimale për kombëtaren turke
31/03/2026 - 11:26

Derisa bota po shkruan për “përrallën ballkanike” të Kosovës, prapaskenat e ndeshjes vendimtare kundër Turqisë kanë marrë përmasa diplomatike. Burimet e Insajderit bëjnë me dije se Ambasada e...

Më shumëDetails

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë
31/03/2026 - 11:21

Futbollistët e Turqisë nuk e kishin natën më të qetë në prag të ndeshjes me Kosovën. Para hotelit të tyre në Prishtinë janë hedhur fishekzjarrë. Mediumet turke kanë...

Më shumëDetails

Rekord rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 82 centë një litër

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”
31/03/2026 - 11:03

Rritja e çmimit të naftës në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke arritur sot deri në 1.82 euro për litër. Ky nivel i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë