Pak më parë u raportua për Operacionin “Pika” që po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Doganën. Në këtë operacion, janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë, mëson mediumi nga burimet e saj.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë togerët Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qaf Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafe Morine, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.
Tutje mësohey se të arrestuarit po dyshohen për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, si dhe vepra që kanë të bëjnë me korrupsion.