Shkruan: Lirim Mehmetaj
Para se të ndalem më hollësisht te idiotësia e radhës e të ashtuquajturës Presidente, dua të tërheq vëmendjen në një pjesë të veçantë të shkrimit të saj, intelektualisht foshnjor dhe moralisht kriminal.
Duke iu referuar gazetarëve, Vjosa e Raifit të Jugosllavisë thekson: “për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë”.
Me këtë fjali, Vjosa Osmani ka kryer një krim të trefishtë politik ndaj themeleve demokratike të vendit tonë.
Krimi i parë dhe më i buti: duke mos iu referuar asnjë gazetari konkretisht, ajo synon të zvogëlojë peshën e lajmit për sjelljet skandaloze të familjes së saj. Kjo luftë kundër reputacionit të shpirtrave të lirë e profesionistëve të pavarur është tipike për regjimet autokratike. Secili njeri është individualisht përgjegjës për veprimtarinë e tij. Në rast se ekziston në mes ndonjë gazetar me bagazh kriminal, Vjosa e AKI-ja sipas legjislacionit në fuqi janë të detyruar të procedojnë për hetim dhe gjykim penal.
Krimi i dytë dhe pak më i rëndë: disponimi i këtyre informacioneve pa asnjë procedim penal sipas ligjit përbën përpjekje për shantazh të gazetarëve. Në emër të demokracisë, çohu mender Presidente dhe fol me emra se me çka mirrem unë, Lirim Mehmetaj?
Çeta e halabakëve Petrit Ajeti, Agon Bytyqi dhe Kujtim Shala nuk mund ta thyejnë luftën e atdhetarëve të vërtetë për ta parë këtë vend duke lulëzuar sipas standardeve demokratike. Koha e Raif Osmanit ka përfunduar, e ashtuquajtura Presidente, dhe nuk ka forcë që mund ta rikthejë sundimin e sigurimcave në truallin e Kosovës së lirë.
Krimi i tretë dhe më i rëndi: Vjosa Osamni e pranoi se ka qenë në dijeni për veprimtarinë kriminale të AKI-së në përndjekje të gazetarëve për të dëmtuar reputacionin e tyre në shenjë hakmarrje personale.
Petrit Ajeti duhet të jap dorëheqje për shkak se ka gënjyer në komision parlamentar duke i mohuar këto pretendime dhe po ashtu pse u kap si miu në qark me rastin e vendosjes së përgjuesit në makinën e gazetarit, Vehbi Kajtazi.
Ti, po ashtu, mender Presidente, nuk duhet të zbulosh kolegët tuaj kaq hapur vetëm pse zbulimi i të vërtetës të palarave të familjes tende mund të jetë i dhimbshëm, megjithatë fort i dobishëm për demokracinë.
Sa i përket pjesës tjetër të shkrimit, është krejtësisht e pritshme se në një rrethanë të tillë, Vjosës i përndezet shprehia e saj e vjetër e gënjeshtrave, mashtrimeve, spiunlliqeve dhe pabesisë.
Nga njëra anë, ajo shprehë shqetësimin se gazetarët nuk kanë raportuar asnjëherë për faktin se ajo i dërgon fëmijët në shkollë publike. Hatërmetja e saj, pra, qëndron te fakti se nuk është bërë një lajm sensacional për t’i thurur lavde Presidentes për gjënë më të natyrshme të mundshme – shkollimin e fëmijëve në shkolla publike. Nga ana tjetër, për ta mbuluar faktin se ajo i ka zhvendosur vajzat e saj në një prej shkollave më të shtrenjta private në Kosovë (Prishtina High School), thotë se nuk duhen bërë lajme për fëmijët e mitur. E ashtuquajtura Presidente duhet ta ndajë mendjen se cili është standardi i saj sepse gazetaria në vend nuk mund të ndryshoj sipas tekave të saj, as Duas, as Andas, as Prindonit, as Blinerës, as Ramadanit, as Raifit të Jugosllavisë.
Për më keq, ajo bëri një pranim të pjesshëm të të vërtetës për ta arsyetuar poshtërsinë e saj, por duke e shkarkuar qeverinë paraprakisht nga çdo përgjegjësi e mundshme për qasjen e saj me fëmijët tjerë të vendit. Në një gjest vetëmbrojtje të turpshme publike, asaj i ra ndërmend se shkollat publike vuajnë nga probleme të thella infrastukturore: prej defekteve në kanalizime deri në konfiskim mjetesh të rrezikshme. Turp!
Ajo i numëroi këto faktorë për të arsyetuar fodullëkun e saj, por nuk pati guxim të qëndronte deri në fund në kritikë. E frikësuar në palcë nga Albin Kurti, ajo me gjysmë zëri shtoi: “nuk mohohet se janë bërë disa përpjekje për përmirësim, por sfidat mbeten të mëdha dhe të vazhdueshme”.
Si kurorëzim i këtij reagimi të turpshëm, Presidentja tha se ka dhënë sugjerime për përmirësime në sektorë të caktuar në arsim. Si përfaqësuese e unitetit të popullit, detyra e saj është të flasë hapur me shqetësimet e saj në lidhje me gjendjen e popullit, dhe jo t’i adresojë ato në vetëmbrojtje të vajzave të saj.
Si mbrojtëse e interesave të saj personale – gjë që është prioriteti i saj kryesor – ajo nuk heziton jo vetëm që mes nxënëseve të thjeshtë të mbivendoset me aparaturë sigurie, por edhe shprehë gatishmërinë për të filluar një luftë personale me informacione të AKI-së.
Mos harro edhe njëherë e ashtuquajtura Presidente, fillo nga unë…