Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok. Në një deklaratë të postuar në X, Orbán e dënoi sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ndërsa kërkoi hetim të paanshëm.
“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës”.
“Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, tha kryeministri hungarez.