Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Orbani takohet me Dodikun, thotë se Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

05/08/2025 - 16:29
në Lajme
A A
Orbani takohet me Dodikun, thotë se Hungaria s’e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, për të shfaqur mbështetjen e Hungarisë për të, tha Szijjarto në rrjetet sociale.

Dodiku ka lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e ka mbështetur atë dhe ka theksuar se dënimi me një vit burgim dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet në Bosnjë janë të motivuara politikisht.

Orban, i cili ka marrëdhëniet më të ngrohta nga të gjithë liderët e BE-së me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe është kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, publikoi dy fotografi me Dodikun në faqen e tij në Facebook.

“Millorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje, është në Budapest. Presidenti Dodik është dënuar sepse nuk ka pranuar të pajtohet me kërkesat e Brukselit. Hungaria nuk e pranon këtë vendim”, tha Orban.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit në Bosnje e mbajti në fuqi dënimit ndaj Dodikut për mosrespektim të Gjykatës Kushtetuese si dhe për shpërfillje të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, roli i të cilit është të parandalojë rikthimin e Bosnjës shumetnike në luftë civile.

Dodik ka thënë se do ta shpërfillë dënimin që ia ndalon atij të mbajë poste politike për gjashtë vjet.

Dënimi me një vit burgim ndaj tij mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.

Szijjarto shkroi në postimin e tij në Facebook se “ndërhyrja e jashtme” në Ballkanin Perëndimor është e rrezikshme.

“Vullneti i njerëzve të rajonit duhet të respektohet. Ta vësh në dyshim atë rrezikon stabilitetin dhe paqen. U takova sot me Millorad Dodikun për të konfirmuar mbështetjen e Hungarisë”, tha Szijjarto.

Orban, të cilin Dodiku e kishte dekoruar më parë me çmimin më të lartë të Republikës Sërpska, tha gjithashtu të hënën në platformën sociale X se Hungaria nuk e njeh vendimin gjyqësor kundër Dodikut.

“Përpjekjet e mbikëqyrësve të emëruar nga BE-ja për ta larguar atë sepse kundërshton agjendën e tyre globaliste janë të papranueshme. Ai është lideri i zgjedhur legjitim i Republikës Sërpska”, shkroi Orban.

Vitit e kaluar, Qeveria hungareze u pajtua ta ndihmojë financimin e projekteve të infrastrukturës dhe energjisë me vlerë 140 milionë euro në Republikën Sërpska. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Vajza e Jakup Krasniqit poston para protestës
Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit poston para protestës

07/08/2025 - 12:24
Çka po paralajmëron Ermal Panduri!?
Lajme

Çka po paralajmëron Ermal Panduri!?

07/08/2025 - 12:19
Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
Lajme

Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme

07/08/2025 - 12:12
A do të ketë takim tripalësh Trump- Putin – Zelensky, Presidenti amerikan: Ka shanse të ndodhë
Lajme

A do të ketë takim tripalësh Trump- Putin – Zelensky, Presidenti amerikan: Ka shanse të ndodhë

07/08/2025 - 11:41
Djali i Jakup Krasniqit bën thirrje për protestë: Nuk është për individë, por për luftën e UÇK-së
Lajme

Djali i Jakup Krasniqit bën thirrje për protestë: Nuk është për individë, por për luftën e UÇK-së

07/08/2025 - 11:35
Bulliqi mohon favorizimet nga niveli qendror: Të gjitha komunat jemi trajtuar në mënyrë të barabartë nga Qeveria
Lajme

Bulliqi mohon favorizimet nga niveli qendror: Të gjitha komunat jemi trajtuar në mënyrë të barabartë nga Qeveria

07/08/2025 - 11:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun

    LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “Jam dhe do të vdes si qika e boksierit” -Monika Salihu ndan lajmin e dhimbshëm për babain e saj

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Një grua humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kajtazi i reagon Kurtit pas qasjes ndaj gazetares: “Ke marrë para nga Devolli, trego ku punon gruaja jote”

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Goditje” e madhe për Agim Aliun në Ferizaj, largohet nga PDK aktivistja më e zëshme Elsa Aliu

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë