Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani e “harron” konstatimin se po luhet “bixhoz me aleatët”: Gjithnjë ka pasur dhe do të ketë qeveri proamerikane

24/11/2025 - 13:19
në Lajme
A A
Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pas takimit me kongresistët amerikanë deklaroi se Kosova “gjithnjë ka pasur dhe gjithnjë do të ketë qeveri proamerikane”, duke theksuar se në vend “nuk ka pasur asnjëherë e as nuk do të ketë qeveri antiamerikane”.

Osmani tha se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i ngushtë dhe thelbësor për sigurinë dhe integrimet euroatlantike të vendit, duke shtuar se koordinimi me Uashingtonin është i pazëvendësueshëm.

“Ata janë partnerë të pazëvendësueshëm për sigurinë tonë dhe ecjen tonë përpara në integrimet euroatlantike, prandaj është e rëndësishme që koordinimin ta kemi të plotë dhe bashkëpunimin e fuqishëm,“ u shpreh Osmani.

Por kjo qasje paraqet një dallim të dukshëm nga qëndrimet e saj në dhjetor të vitit të kaluar, kur presidentja pati lëshuar kritika të rënda lidhur me raportet e Qeverisë Kurti me aleatët perëndimorë.

Në adresimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës në dhjetor, Osmani kishte paralajmëruar se “vënia në rrezik e aleancave, luajtja bixhoz me to apo cënimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e republikës”. Ajo kishte theksuar se nuk i kupton “talljet dhe sulmet ndaj aleatëve”, duke lënë të kuptohet se sjelljet e Qeverisë mund të dëmtonin marrëdhëniet strategjike të vendit me SHBA-në.

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cënimi i tyre e cënon vetë mbrojtjen e republikës sonë. Shihni deklarimet e liderëve të superfuqive botërore. Do të shihni qindra deklarata fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kapërcejnë bashkë me aleatët sepse nuk mund t’ia dalin të vetëm. Prandaj asnjëherë nuk e kam mirëkuptuar e kuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve e as sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimin e emrit të tyre për të fituar pushtet. As njëra as tjera nuk i bën nder Kosovës. Përkundrazi duhet shumë punë, shumë angazhim për mirëmbajtjen e aleancave bazuar në parime dhe vlera. Vetëm kjo rrugë mund t’i çojë interesat e Kosovës para”, pati thotë Osmani në dhjetor të vitit të kaluar.

Sot, megjithatë, Osmani doli me një ton më pajtues, duke theksuar se çdo qeveri e Kosovës vjen nga “populli më proamerikan në botë”, prandaj – sipas saj – automatikisht është proamerikane.

“Në Kosovë ka pasur gjithnjë dhe do të ketë gjithnjë në të ardhmen qeveri proamerikane, që mund ta gjejë ndokush, për shkak se kemi popullin më proamerikan dhe secila qeveri e Kosovës që vjen, vjen po nga ky popull,” u shpreh ajo.

JU REKOMANDOJMË

Publikohet përgjigja e Kurtit për RTK-në
Kryesore

Publikohet përgjigja e Kurtit për RTK-në

24/11/2025 - 14:17
Seanca e 28 Nëntorit në Hagë revolton OVL UÇK-në: Fyerje dhe shpërfillje e realitetit tonë historik
Lajme

Seanca e 28 Nëntorit në Hagë revolton OVL UÇK-në: Fyerje dhe shpërfillje e realitetit tonë historik

24/11/2025 - 13:56
Rasti kundër administrimit të drejtësisë ndaj Thaçit e të tjerëve, miratohet kërkesa e Prokurorisë për zbulimin e materialeve shtesë
Kryesore

Gjykata Speciale sërish s’i njeh festat zyrtare të Kosovës: Hashim Thaçi në seancë më 28 Nëntor

24/11/2025 - 13:53
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Kjo është mosha e gruas që u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti

24/11/2025 - 13:52
Lladrovci falënderon Ali Ahmetin “për përgëzimet që i fitova zgjedhjet në Drenas”
Lajme

Lladrovci falënderon Ali Ahmetin “për përgëzimet që i fitova zgjedhjet në Drenas”

24/11/2025 - 13:31
Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
Kryesore

Osmani thotë se votimi i buxhetit pa pasur qeveri s’është i kundërligjshëm: U kërkova partive por s’ishin të pranishëm

24/11/2025 - 13:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prishtina Mall në krizë financiare? Merr 75 milionë euro kredi për të shlyer borxhe e për të mbijetuar financiarisht

    Prishtina Mall në krizë financiare? Merr 75 milionë euro kredi për të shlyer borxhe e për të mbijetuar financiarisht

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lista e dëshmitarëve në gjykimin për skandalin me rezerva shtetërore të Rozeta Hajdarit, s’mungon as Kurti

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kërçeli i VV’së: A po na tregon LDK kush është shoferi i Ramës dhe cila është e kaluara e tij në Evropë?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Edhe Gani Geci e pyet Dejona Mihalin: Kush je ti dhe çfarë po bën në Kosovë?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arsi Company emri që po ndryshon standardin e jetesës në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë