Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë

09/03/2026 - 22:17
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për prapaskenat për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, ku tha se në Davos arriti në mesnatë, pasi u kërkua prezenca e saj.

Ajo deklaroi se ftesën e kanë marrë në orët e mëngjesit, teksa zbuloi se nga presidenca i kanë thënë stafit të Shtëpisë së Bardhë nëse mund të vijë kryeministri Albin Kurti, i cili veçse ndodhej atje.

“Ftesa erdhi në 2:30 të natës, ne nuk e kemi pritur që do vijë në ato momente, nuk e kam pasur asnjë plan të udhëtojë në Davos. Mirëpo në momentin që na u dërgua ftesa, shefja ime e stafit ka qenë në komunikim me Stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe pyetja e parë që ua ka bërë ka qenë meqenëse kryeministri është në Davos a mund të vijë ai?”, tha Osmani.

Ajo tha është kërkuar në mënyrë ekskplicite prezenca e saj si Presidente.

“Ne nuk kemi pasur njohuri se cfarë ceremonie do jetë ajo, neve na ka ardhë ftesa, mirëpo nuk e kam pasur plan të udhëtojë në Davos. Vetëm pasi është bërë e qartë që kërkohet në mënyrë eksplicite prezenca ime si presidente, vetëm atëherë kemi udhëtuar….”, shtoi Osmani.

Osmani në një intervistë për “Syri TV” ka thënë se si Presidencë, me kontaktet dhe me mbështetjen e diasporës, ka arritur ta betonojë qëndrimin e administratës Trump 2, pro sovranitetit të Kosovës, pro integritetit territorial dhe pro anëtarësimit në NATO.

“Ne kemi arritur si presidencë që me kontaktet tona dhe me mbështetjen e diasporës sonë, ta betonojmë qëndrimin e administratës Trump 2 pro sovranitetit të Kosovës, pro integritetit territorial, pro anëtarësimit të NATO-s. Kemi arritur që në takim me Marco Rubion të flasim një nga një, ta bëjmë planin konkret për njohje të Republikës së Kosovës nga vendet mosnjohëse. Kemi folur se si të arrijmë që Kosovën ta fusim në NATO, kemi folur për hapjen e kapitujve që të gjithë në tërësi. Të gjitha i kemi arritur me zero cent lobim. Asnjë koncesion, madje nuk na është kërkuar asnjë koncesion as për në dialogun me Serbinë. Është dakorduar që çdo dialog me Serbinë të jetë i bazuar në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, kjo ka qenë mbështetje historike dhe  se nuk ka pritur që ky sukses t’i pengonte ndokujt në Kosovë.

“Ky do të duhej të ishte sukses që e festojmë bashkërisht e jo sukses që dikujt i pengon. E di që i pengon Serbisë, por s’kam pritur kurrë në jetën time që t’i pengojë dikujt tjetër. Territori jonë ruhet nga ushtarët amerikanë bashkë me policinë e Kosovës. Në Bordin e Paqes, presidentë që nuk e njohin Kosovën më kanë thënë që deri më tash nuk e kemi shqyrtuar njohjen, por kjo ndryshon gjithçka”, tha Osmani.

Tags: Donald TrumpVjosa Osmani

JU REKOMANDOJMË

Diskualifikohet për një vit nga tenderët publikë kompania “ARF” – AVONET: Në dhjetor 2025 kishim kërkuar hetim nga Prokuroria për mashtrim

Diskualifikohet për një vit nga tenderët publikë kompania “ARF” – AVONET: Në dhjetor 2025 kishim kërkuar hetim nga Prokuroria për mashtrim
09/03/2026 - 22:58

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë vendim për diskualifikimin për një vit nga të gjitha aktivitetet e prokurimit publik të operatorit ekonomik “ARF” Sh.p.k., pas një rasti...

Më shumëDetails

A do të rikthehet Osmani në LDK, ja qëndimi i saj

A do të rikthehet Osmani në LDK, ja qëndimi i saj
09/03/2026 - 22:41

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth të ardhmes së saj pas datës 4 prill kur përfundon mandati i saj si presidente. Gjatë një interviste në...

Më shumëDetails

Osmani e zbulon prapaskenën: Ja si punohej prapa shpinës sime me kandidatë tjerë

Osmani e zbulon prapaskenën: Ja si punohej prapa shpinës sime me kandidatë tjerë
09/03/2026 - 22:36

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk është e vërtetë që ka refuzuar nënshkrimet e Vetëvendosjes për kandidaturë, por tha se kjo parti i ofroi që të futet...

Më shumëDetails

I plagosuri në Skenderaj ishte një 44 vjeçari, Spitali i Mitrovicës tregon gjendjen e tij

I plagosuri në Skenderaj ishte një 44 vjeçari, Spitali i Mitrovicës tregon gjendjen e tij
09/03/2026 - 22:07

Sonte në Skenderajt në një kafiteri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj ka ndodhur një plagosje, si pasojë e të shtënave me armë zjari. Rastin për Veriu.info e...

Më shumëDetails

Osmani: U ndjeva e tradhtuar, Kurti më kishte premtuar mbështetje për mandat të dytë, më tha se jam presidentja më e mirë e shekullit 21 (Video)

Osmani: U ndjeva e tradhtuar, Kurti më kishte premtuar mbështetje për mandat të dytë, më tha se jam presidentja më e mirë e shekullit 21 (Video)
09/03/2026 - 21:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur hapur për raportin e saj me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ndjej një tradhti personale pas ndryshimeve në marrëdhëniet politike....

Më shumëDetails

Të shtëna me armë zjarri në një kafiteri të Skenderajt, dyshohet edhe për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në një kafiteri të Skenderajt, dyshohet edhe për të plagosur
09/03/2026 - 21:36

Para pak minutash ka ndodhur një incident në një kafiteri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj. Sipas të njëjtave burime dyshohet së si pasoje e incidentit ka pasur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë