Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani foli për grusht-shtet, Deda: Kur Presidentja përhap lajme të rreme, Kosova duket si Rusia e Bjellorusia

11/09/2025 - 14:19
në Lajme
A A
Raportet SHBA – Kosovë, Deda: Skandaloze dhe me pasoja veprimet e Qeverisë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Ilir Deda ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani për plane për grusht-shtet që e bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë sot në zyre të saj.

Duke marrë shkas nga ndalimi i kameramanit të mediumit Paparaci, Jetmir Muji që incizoi mbrojtjen e afërt të fëmijëve të presidentes në afërsi të një shkolle private, Osmani tha se në disa hetime, që tha se po bëhen, ka gazetarë që janë “bashkëpunëtorë” të Milan Radoiçiqit.

Në këtë kontekst, Osmani përmendi “plane për grusht-shtet”.

Deda thotë se për të ndodhur një grusht-shtet duhet të përfshihet edhe ushtria, prandaj ai pyet se nëse ka pasë një plan të tillë atëherë a ka qenë e përfshirë FSK-ja dhe nëse plani ka ekzistuar, a ka pjesëtarë të FSK-së të arrestuar.

“Grushtetin zakonisht e bën ushtria. A ka qenë FSK pjesë e “planit për grushtshtet”? Nëse ka qenë, atëherë a janë arrestu pjesëtarët e FSK-së për pjesëmarrje në plan të grushtshtetit? Nëse nuk ka qenë, atëherë nuk ka pasë plane për grushtshtet. Kur kyçet direkt edhe Presidentja në përhapje të lajmeve të rreme për “armiq të brendshëm” dhe i shndërron në shënjestër “gazetarët me mizë pas veshi” – Kosova fillon e duket si Rusia e Bjellorusia. Në vendet perëndimore nuk ka as hapësirë e as kulturë politike që lejon kësi lloj budallallëqesh. Dobët, shumë dobët”, ka shkruar Deda.

Duke arsyetuar deklaratën e saj të djeshme ku tha për disa “gazetarë të ashtuquajtur” se “do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren”, duke përmendur si burim për këto informata institucionet e sigurisë, Osmani tha se nuk janë hetuar gazetarët për “Radoiçiqat”.

“E para nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetërkush. Janë hetuar Radoiçiqiat. Kur hetohen Radoiçiqiat, dalin bashkëpunëtorët e tyre. Dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale, ligjore, që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grusht-shtet, përfshirë rrezikime të ndryshme që i janë bërë dhe i bëhen Kosovës… Pastaj kanë dalë shumë prova. Institucionet e sigurisë janë ende duke i vazhduar hetimet… E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi”, tha Osmani.

JU REKOMANDOJMË

“Gazetarë të lidhur me Radojiçiqin”, Kajtazi i përgjigjet Osmanit: Dërgoji në Prokurori, s’mund të jenë të lirë bashkëpunëtorët e tij
Lajme

“Gazetarë të lidhur me Radojiçiqin”, Kajtazi i përgjigjet Osmanit: Dërgoji në Prokurori, s’mund të jenë të lirë bashkëpunëtorët e tij

11/09/2025 - 16:26
Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Lajme

A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

11/09/2025 - 16:09
Katër vite pa biblioteka, ujë dhe muze, Qemajl Aliu dhe lista e gjatë e zotimeve të pambajtura
Lajme

Katër vite pa biblioteka, ujë dhe muze, Qemajl Aliu dhe lista e gjatë e zotimeve të pambajtura

11/09/2025 - 15:59
Kur Rama të bën ministër pa e ditur, kështu reagoi Besfort Lamallari kur iu përmend emri
Lajme

Kur Rama të bën ministër pa e ditur, kështu reagoi Besfort Lamallari kur iu përmend emri

11/09/2025 - 15:53
Politikani serb bën fushatë me urën e re, propozon të shndërrohet në pazar të të gjithëve në Mitrovicë
Lajme

Politikani serb bën fushatë me urën e re, propozon të shndërrohet në pazar të të gjithëve në Mitrovicë

11/09/2025 - 15:43
Humolli: Të gjitha partitë tani kanë dëshirë të shkojnë në zgjedhje por duan të lënë një ‘fajtor’ si arsyetim!
Lajme

Humolli: Të gjitha partitë tani kanë dëshirë të shkojnë në zgjedhje por duan të lënë një ‘fajtor’ si arsyetim!

11/09/2025 - 15:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    “E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prindon Sadriu “kapet” me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj e mbrojtjen e afërt – ai ia përmend “vilat e jashtëligjshme” në Brezovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Presidentja paguan për shkollimin fillor të fëmijve rreth 15 mijë euro në vit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë