Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Insistoj që çdo ditë të ketë më shumë koordinim e bashkëpunim me ShBA-të

27/09/2024 - 12:19
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Insistoj që çdo ditë të ketë më shumë koordinim e bashkëpunim me ShBA-të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për raportet mes Kosovës dhe Amerikës, duke thënë se ato janë shumë të thella.Ajo u shpreh dialogu Kosovë-Serbi është një prej temave që vazhdimisht diskutohet me aleatët në ShBA.

“Në radhë të parë duhet ta potencoj se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më të thella, shumë më të gjera sesa thjesht çështja e dialogut Kosovë-Serbi. Natyrisht që dialogu Kosovë-Serbi është një prej temave që ne vazhdimisht e diskutojmë me aleatët tanë në SHBA, mirëpo kjo nuk është e tëra, dhe të reduktohet i gjithë raporti ynë vetëm në këtë temë, mendoj që nuk i bën mirë farë Kosovës”.“Prandaj edhe gjatë kësaj jave si Presidente e Republikës së Kosovës dhe udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vazhdimisht kam potencuar këtë fakt në të gjitha takimet me zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë dy biseda të shkurta që kisha me Presidentin (Joe) Biden gjatë ditës së djeshme, i cili siç e dini, ia ka kushtuar më shumë se 30 vite të karrierës së tij në mbështetje të Kosovës nga fillimi i viteve të 90-ta, kur ne me të vërtetë si Kosovë na duheshin zëra pro shtetit tonë dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi”, është shprehur ajo.

Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh se si presidente insiston që çdo ditë të ketë më shumë koordinim dhe bashkëpunim me SHBA-të.“Në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ka shumë sfida mirëpo, asnjëherë nuk ka munguar përkushtimi i plotë i Kosovës për të adresuar çështje që janë në interes të qytetarëve tanë dhe të paqes e stabilitetit rajonal”.

“Kosova e ka pranuar marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA-të dhe tani e tëra që Kosova kërkon është që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjes dhe jo vetëm të copëzave të saj, sepse marrëveshja e ndarë në copëza nuk ka asnjë kuptim, dhe nuk ka asnjë kuptim që ajo të zbatohet në mënyrë unilaterale nga Kosova, ndërsa pala tjetër që është Serbia në këtë rast, të ikë plotësisht nga obligimet e saj, siç edhe e ka bërë në këto 12-13 vite dialog”.“Pra, Kosova është e përkushtuar dhe natyrisht si presidente insistoj që çdo ditë të ketë më shumë koordinim dhe bashkëpunim me SHBA-të sepse historia ka dëshmuar se sa herë Kosova ka punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara edhe sa i përket qëndrimeve tona në dialog, por në përgjithësi në sukseset tona në fuqizimin subjektivitetit tonë ndërkombëtar, çdo herë kemi pasur sukses, pra sa më shumë afërsi, sa më shumë bashkëpunim me SHBA-të, aq më mirë për Kosovën, aq më shumë suksese për popullin tonë”, është shprehur Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Skena dramatike te Nënkalimi në Ferizaj, momenti kur policia prangos motoristët (VIDEO)
Lajme

Skena dramatike te Nënkalimi në Ferizaj, momenti kur policia prangos motoristët (VIDEO)

20/08/2025 - 00:13
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë, por po shqyrton mundësitë të tjera ushtarake
Lajme

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë, por po shqyrton mundësitë të tjera ushtarake

19/08/2025 - 23:02
“Është dezertor i luftës, iku e erdhi kur u çlirua Kosova”- Demaliaj akuza të rënda për Ramosajn
Lajme

“Është dezertor i luftës, iku e erdhi kur u çlirua Kosova”- Demaliaj akuza të rënda për Ramosajn

19/08/2025 - 22:49
Çudia e radhës në Prishtinën “e përjetimeve” të Përparim Ramës: “Termokos” vendos matës në ndërtesa ku nuk ka nxemje fare (VIDEO)
Kryesore

Çudia e radhës në Prishtinën “e përjetimeve” të Përparim Ramës: “Termokos” vendos matës në ndërtesa ku nuk ka nxemje fare (VIDEO)

19/08/2025 - 22:43
Ministri Faton Peci vizitoi bujkun në Bare veshur me një maicë franceze që kushton hiç më pak se 320 euro
Kryesore

Ministri Faton Peci vizitoi bujkun në Bare veshur me një maicë franceze që kushton hiç më pak se 320 euro

19/08/2025 - 22:34
‘E di saktësisht çfarë po bëj’: Trump i jep bujë paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën
Lajme

Analiza e CNN: A u dha Trumpi vërtetë fund gjashtë luftërave?

19/08/2025 - 22:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Takimi Zelensky-Putin-Trump i propozuar në Gjenevë, reagon zyrtarisht Zvicra

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gashi për Muratin: Mos i merrni ngat zemrës postimet e tij, qare s’ka pa e zbatu vendimin e Kushtetueses

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i VV’së prezanton skenarin e partisë së tij për seancën e nesërme të Kuvendit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goran Rakiq kërkohet nga Prokuroria Speciale, por si e mbronte dikur “avokati” i tij Albin Kurti

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë