Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Osmani ishte aleate e Kurtit deri në momentin kur i shkoi për vizitë Ramës në Tiranë”

28/01/2026 - 08:26
në Lajme
A A
“Osmani ishte aleate e Kurtit deri në momentin kur i shkoi për vizitë Ramës në Tiranë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka qenë aleate e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në dy vitet e para të mandatit.

Sipas tij, ndryshimi në marrëdhëniet mes Osmanit e Kurtit ka ndodhur pas vizitës së presidentet në Tiranë dhe takimit me kryeministrin atje, Edi Rama.

“Dy-tre vjet, deri kur ka shkuar në vizitë tek Edi Rama, aty ka ndryshuar çdo gjë. Ato dy vjet nuk ka pasur asnjë dallim me Kurtin… Prej vizitës në Tiranë gradualisht ka filluar të ndryshohet dhe dukej se është vetvetja, deri aty nuk ka qenë vetvetja”, ka thënë ai në Konfront.

Hasani ka theksuar se presidentja Osmani gjatë detyrës e ka shkelur Kushtetutën disa herë.

“Por presidenti t‘i thërrasë me emra Supremen, me i lënë organet e drejtësisë pa epror, anëtari i Gjykatës Kushtetuese që është minoritet t’i thuhet kriminel, kjo në botë s’ndodh. Qysh s’e ka shkel (Kushtetutën)”, shtoi ai.

Hasani, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti ndodhet përballë dy skenarëve të vështirë politikë në raport me presidenten Vjosa Osmani, të cilat, sipas tij, mbartin rreziqe serioze për stabilitetin e ardhshëm politik në vend.

Sipas analizës së Hasanit, në rast se Kurti vendos ta mbështesë sërish Osmanin, ai do të hyjë në një fazë ankthi politik, pasi bëhet fjalë për mandatin e fundit të saj dhe, siç thekson ai, presidentja nuk do të ketë më nevojë për kompromise apo llogaridhënie politike.

“Kurti është mes situatës me zgjedh edhe një herë Osmanin si presidente dhe me nejt në ankth që e pret në besë, sepse është mandati i fundit i Osmanit dhe s’ka nevojë për kërkesa apo kompromise”, ka deklaruar Hasani

Në skenarin tjetër, sipas tij, mosmbështetja e kandidaturës së Osmanit mund të çojë në përplasje të ashpra politike dhe në nxjerrjen në publik të, siç i ka quajtur ai, “të larat e të palarat” e bashkëpunimit pesëvjeçar mes tyre.

“Kjo situatë mund të prodhojë pasoja politike që mund të çojnë edhe në zgjedhje të reja.Pra, Kurti do të zgjedhë mes këtij ankthi që e pret në besë mandatin e dytë apo t’ia nxjerrë të palarat në rast mos mbështetje”, ka shtuar Hasani.

JU REKOMANDOJMË

Djali i Sali Çekajt: Babai ynë dha jetën që Kosova të kishte president jo sundimtar, tek Osmani shohim këtë vizion

Djali i Sali Çekajt: Babai ynë dha jetën që Kosova të kishte president jo sundimtar, tek Osmani shohim këtë vizion
11/04/2026 - 21:25

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka vizituar sot familjen e heroit Sali Çekaj. Djali i Çekajt, Hyseni në në një postim në emër të familjes, e ka falënderuar Osmanin për...

Më shumëDetails

ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit
11/04/2026 - 21:14

Komanda Qendrore e ShBA-së tha se dy shkatërrues me raketa të telekomanduara të Marinës Amerikane kanë kaluar sot ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë për X, thuhet se...

Më shumëDetails

Rrëfimi prekës i Anton Qunit për komandantin e Koshares, Agim Ramadanin

Sondazhi i fundit i UBO-s, Anton Quni: Përralla të porositura
11/04/2026 - 20:48

Në një rrëfim emocional për heroin, komandantin e Betejës së Koshares, Agim Ramadani, ish-bashkëluftëtari i tij Anton Quni ka evokuar figurën e tij si strateg ushtarak, artist dhe...

Më shumëDetails

Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran

Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
11/04/2026 - 20:37

Delegacionet e ShBA-së dhe ato iraniane kanë shkëmbyer mesazhe me shkrim që përshkruajnë çështjet në diskutim, ndërsa përfundoi faza e parë e bisedimeve diplomatike në Pakistan, raportoi të...

Më shumëDetails

Drejtori i AVONET ngre dyshime për ndërtuesit në Ferizaj: Kemi pranuar ankesa për mashtrim e vepra penale

Drejtori i AVONET ngre dyshime për ndërtuesit në Ferizaj: Kemi pranuar ankesa për mashtrim e vepra penale
11/04/2026 - 20:15

Drejtori ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi, nëpërmjet një reagimi publik ka deklaruar se kanë pranuar dhjetëra ankesa nga banorët e Komunës së Ferizajt, të cilët kanë dhënë pronat...

Më shumëDetails

SHBA njofton se dy anije luftarake amerikane kanë hyrë në Ngushticën e Hormuzit

SHBA njofton se dy anije luftarake amerikane kanë hyrë në Ngushticën e Hormuzit
11/04/2026 - 19:52

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy nga anijet e saj luftarake kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe operuan në Gjirin Persik. Dërgimi i anijeve përmes ngushticës kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Muriqi drejt largimit nga Mallorca, kjo pritet të jetë skuadra e re e sulmuesit kosovar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë