Vjosa Osmani ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mbështetjen e plotë të Republika e Kosovës për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Në reagimin e saj, ajo është shprehur se “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”, falë udhëheqjes së SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump.
Postimi i saj i plotë:
Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit @realDonaldTrump.
Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtjen e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Ne gjithashtu dënojmë fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes.
















